Pas familjes, shkolla është e dyta që luan rol të madh në socializmin e fëmijëve dhe në ndikim e personalitetit të tyre. Andaj është e rëndësishme që fëmijëve t’ia mësojmë rëndësinë e socializmit me të tjerët. Por, fëmijët me autistë, me vështirësi gjejnë shokë dhe shoqe në shkollë apo ndërveprojnë me të tjerët. Për këtë arsye në artikullin më poshtë do gjeni se si t’i ndihmojmë këta fëmijë, në këtë proces.
Përgatiti: Arbrie Palushi
Arsyeja se pse këta fëmijë kanë një mungesë të dukshme të aftësive sociale janë komplekse. Në shkolla aftësitë ndërvepruese sociale shihen si prioritete edukative, madje shpesh konsiderohet nga stafi i disa shkollave, që prindërit në veçanti janë shumë më të rëndësishëm sesa vet kurrikula. Mirëpo shpesh herë ndodh që vet shkollat mos t’iu kushtojnë rëndësi këtyre fëmijëve duke mos i përfshirë në aktivitet të ndryshme dhe kjo nuk ndihmon aspak tek këta fëmijë të cilët, sepse kur të rriten mundet të përjetojnë depresion apo edhe ankthe.
Duke i larguar këta fëmijë që të mos pengojnë në aktivitet e fëmijëve tjerë duket kontradiktore. Kështu ai fëmijë automatikisht konsiderohet i mangët dhe këtu po krijohet një problematik sociale, një problematik ku fëmijët autist do të shihen gjithmonë si inferior.
Mos përfshirja e tyre ne aktivitetet mësimore, do të ndikojë negativisht tek këta fëmijët, sidomos kur ata arrijnë një moshë më të madhe. “The conversation” raporton se disa të rritur autistë kanë shpreh dëshirë që të kryejnë aktivitete fizike si sport, por nuk kanë ditur se si, pikërisht për shkak se nuk i kanë mësuar në shkollë.
Gjatë një observimi në shkolla ne Angli, kuptuan se fëmijët autistë janë në gjendje të fokusohen në atë se çka ju intereson atyre- një çështje tashmë e kuptuar si e rëndësishme për këta fëmije. Gjithashtu u pa se këta fëmijë kishin nevojë për më pak mbikëqyrje prej mësuesve të tyre, dhe më shume interaksion me fëmijët tjerë.
Ngjashëm, disa të rritur autistë, shpjeguan se si e kanë fituar një ndjenjë përkatësie kur janë bashkuar grupeve apo klubeve me interesa të njëjta – duke bërë kështu qe ata të ndjehen më të pranueshëm dhe me pak të stigmatizuar.
Ky studim gjithashtu na lë të kuptojmë se sa e rëndësishme është t’i kuptosh dhe respektosh preferencat individuale të fëmijëve. Për dikë e rëndësishme është të kenë shokë dhe shoqe, ndërsa për dikë jo. Disa pëlqejnë të kenë vetëm dy apo tre shokë dhe shoqe, sesa të kenë një grup të madh me shokë dhe shoqe.
Por sidoqoftë e rëndësishme është që shkollat të krijojnë grupe apo klube me aktivitete të ndryshme ku fëmijët mund të preferojnë të jenë pjese e ndonjërit grup, por jo domosdoshmërisht.
Kështu mund të jetë rasti që disa fëmije autistë kanë nevojë të për përkrahje dhe për të biseduar me dike në shkollë, por kjo nuk do të thotë që tek të gjithë është e njëjta nevojë. Por është detyrë e shkollave që t’i kuptojnë dhe të punojnë më shumë me fëmijët autistë e jo t’i shmangin ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A