LAJMI I FUNDIT:

Delawie mbështet deklaratën e OSBE-së për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Delawie mbështet deklaratën e OSBE-së për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Me 24 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë mbajtur ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë, por gjatë ditës së djeshme Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvillohen atje.

Sava Janjiq, Igumen i Manastirit të Deçanit, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.


Ndaj këtyre deklaratave pati reagime nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe organet komunale të Deçanit.

Por, misioni i OSBE-së në Kosovë doli me një deklaratë ku tha se janë ndaluar punimet në këtë rrugë.

Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë
Lexo po ashtu Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, doli në mbështetje të vendimit për ndalim të punimeve.

“SHBA-ja pajtohet plotësisht me deklaratën e OSBE-së”, tha Delawie në një postim në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori