LAJMI I FUNDIT:

Shesheli përsëri skandaloz, kësaj radhe shanë me nënë edhe deputetët e Kuvendit të Serbisë (Video)

Shesheli përsëri skandaloz, kësaj radhe shanë me nënë edhe deputetët e Kuvendit të Serbisë (Video)

Lideri i Partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, ka përdorur një fjalor fyes gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur kreu radikal, gjatë seancës, deputetëve Marinica Tepic dhe Radoslav Milojicic u është drejtuar me fjalë shumë vulgare.


Po sipas mediave serbe, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur deputetja serbe ka pyetur kryeprokuroren shtetërore Zagorka Dolovac nëse ajo do të iniciojë ndalimin e Partisë Radikale Serbe (SRS), e cila sipas Tepiq “inkurajon persekutimin e qytetarëve joserbë”.

Dhe pas kësaj ka ardhur reagimi i Sheshelit, i cili thuhet se i është drejtuar me fjalë fyese: “Nënën e ushtashes”, pas së cilës ka vazhduar edhe me fjalë tjera fyese.

Të gjitha këto pamje janë marrë përmes një celulari të një deputeti tjetër, të cilin thuhet se gjithashtu Sheshel e ka fyer.

“Regjistro, regjistro, edhe ty nënën ustashe”, thuhet t’i ketë thënë Sheshel deputetit që po regjistronte me celular.

Vojisllav Sheshel, ditë më parë përveçse ka shkelur flamurin kroat, ai gjithashtu, edhe ka sharë delegacionin kroat, të cilët po vizitonin Beogradin.

Si pasojë, pasi ka shkelur flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë, pas sharjeve, zyrtarët kroatë kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori