LAJMI I FUNDIT:

Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

Gjiganti anglez, Manchester United, i është shtuar garës për fituar shërbimet e sulmuesit brazilian të Paris Saint-Germain, Neymar.

Ylli brazilian Neymar pritet të jetë një emër i nxehtë për afati kalimtar veror, edhe pse u transferua në PSG vetëm verën e vitit të kaluar për një shifër rekorde.


Transferimi i tij nga Barcelona te skuadra francez kushtoi plot 222 milionë euro, por kjo shifër mund të thyhet nga disa skuadra që deri më tani kanë shprehur dëshirë për afrimin e tij.

Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin
Lexo po ashtu Man City dhe Guardiola rivalizojnë milionat e Realit për Neymarin

Neymar është lidhur shumë me një kalim në Santiago Bernabeu, me presidentin Florentino Perez, i cili është një ithtar i madh i tij, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Neymar pritet t’ia thyej vetës rekordin botëror të transferimeve (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, në garë kanë hyrë edhe Djajtë e Kuq, me trajnerin Jose Mourinho, i cili e pëlqen shumë brazilianin.

Pogba pritet të jetë pjesë e marrëveshjes (Getty Images)

Ky medium raporton se Unitedi është gati të bëjë një ofertë të madhe për të, duke ofruar 260 milionë funte apo 297.6 milionë euro plus shërbimet e francezit Paul Pogba.

PSG njofton Real Madridin: Neymar kushton 400 milionë euro
Lexo po ashtu PSG njofton Real Madridin: Neymar kushton 400 milionë euro

Drejtuesit dhe trajneri i skuadrës angleze nuk janë të bindur nga Pogba dhe mendojnë se përfshirja e tij në marrëveshje mund të bëjë më të lehtë kalimin e Neymarit nga Parc des Princes në Old Trafford.

Për të bërë më edhe më të lehtë transferimin në Old Trafford, Unitedi po mendon t’i ofrojë plot 30 milionë funte apo pak më shumë se 34 milionë euro në vit, pagë një që vështirë se mund të ofrohet nga ndonjë klub tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori