LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e madhe e luleve: Përse duhet që sa më parë t’i vendosni në tavolinën e punës!

Fuqia e madhe e luleve: Përse duhet që sa më parë t’i vendosni në tavolinën e punës!

Futja e natyrës në zyrë është njëra ndër mënyrat më të mira që të zvogëlohet stresi, të përmirësohet humori dhe efikasiteti i punës dhe të ngrihet niveli i energjisë dhe i rezistencës ndaj sëmundjeve

Në hulumtimin të cilin e ka bërë ekipi profesoreshës Margaret Barçet të Universitetit Teknologjik të Sidnejit, është zbuluar që lulet e dhomës mund të ulin nivelin e toksinës në ajër madje për 20 për qind, ndërkaq hulumtimet e tjera shtojnë që mund të zvogëlojnë lodhjen, kollën, inflamacionin e fytit dhe simptomat e ftohjes për më shumë se 30 për qind dhe mungesën e shpeshtë nga puna për 60 për qind.

Në të vërtetë, ajri në lokalet e mbyllura është 5 – 10 për qind më i ndotur se ai i jashtmi. Te personat të cilët kryesisht qëndrojnë në hapësira të mbyllura mund të shfaqen probleme shëndetësore si p.sh.: kolla, vështirësi me frymëmarrjen, astma dhe problemet e tjera me sistemin e frymëmarrjes, si edhe problemet me sistemin kardiovaskular (siç është qarkullimi i dobët i gjakut), transmeton Telegrafi.


Shëndet i mirë dhe atmosferë e mirë: Mënyra më e mirë për dekorimin e tavolinës së punës
Lexo po ashtu Shëndet i mirë dhe atmosferë e mirë: Mënyra më e mirë për dekorimin e tavolinës së punës

Disa shkencëtarë konstatojnë që për pastrimin, pasurimin e ajrit dhe mbajtjen e nivelit optimal të lagështisë në hapësirë nuk kanë rol vetëm lulet, por edhe mikroorganizmat të cilët jetojnë në rrënjët e tyre, në humus dhe në dheun në të cilin janë mbjellë.

Kushdo që të jetë meritor, me ujitje të rregullt dhe falë simbiozës së mrekullueshme, në mënyrë vendimtare jua përmirësojnë cilësinë je jetës.

Si duket, përparësia kryesore e luleve të dhomës ndoshta nuk është në furnizimin me oksigjen, por në eliminimin e dyoksid karbonit, sepse hulumtime të shumta tregojnë që efikasiteti punues bie duke u rritur niveli i dyoksid karbonit (kjo shpesh ndodh në lokale e mbyllura në të cilat qëndrojnë shumë njerëz).

Sipas prof. Barçetit, saksia më e zakonshme në afatin prej 24 orësh mund të eliminojë 75 për qind të grimcave të cilat ndotin ajrin e qytetit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

Lule
Kalo në kategori