LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne dhe Rita Ora pothuajse puthen gjatë interpretimit në emisionin e Jimmy Fallon (Foto)

Liam Payne dhe Rita Ora pothuajse puthen gjatë interpretimit në emisionin e Jimmy Fallon (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Bashkë me të, i ftuar ka qenë edhe Liam Payne, me të cilin solli së fundmi duetin “For You”, e cila është edhe kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.


Rita Ora dhe Liam Payne gjatë interpretimit të këngës “for You” në emisionin e Jimmy Fallon

Dyshja në fjalë u futën në skenë, duke interpretuar live hitin e tyre më të fundit.

E veshur në kombinimin e ngjyrave jeshile dhe bardhë e zi, Rita rrëmbeu vëmendjen e shikuesve, ndërsa dukej tërheqëse në duetin me Payne.

Ata dukeshin shumë me stil gjatë interpretimit të tyre

Liam – i cili është në një marrëdhënie afatgjatë me ish-vajzën e Cheryl, më pas iu afrua Rita në skenë, përpara se ta vendoste dorën në krahun e saj dhe të lëvizte prapa saj, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Rita Ora nuk ka pranuar të paguhet për ardhjen e saj në Kosovë më 17 shkurt (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora nuk ka pranuar të paguhet për ardhjen e saj në Kosovë më 17 shkurt (Foto)

Temperaturat u ngritën pasi dy palët u afruan, me shikim nga njëri-tjetri, duke marrë pamjen e një çifti sikur donin të putheshin.

Dyshja dhuruan një performancë mjaft të nxehtë gjatë interpretimit të tyre

Rita, e cila në “Fifty Shades Feed” ka rolin si motra e vogël e Christian Gray, Mia, ka qëndruar në Amerikë së fundmi bashkë me Liam për ta promovuar këngën e tyre të re.

“Fifty Shades Freed” do të publikohet pak ditë para Shën Valentinit, më 9 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori