LAJMI I FUNDIT:

Kur tapallon Byroni: Nga shkallët e Maltës te “Luani” i Janinës!

Kur tapallon Byroni: Nga shkallët e Maltës te “Luani” i Janinës!

Lord Byroni e kishte njërën këmbë më të shkurtër se tjetrën. Prandaj, kur ecte, tapallonte, siç themi ne andej nga Kosova. Për këtë arsye Byroni e kishte vështirë të ngjitej dhe lëshohej shkallëve dhe rrugëve të shumta dhe të pjerrëta të Valettas në Maltë.

Malta, vendi ku historia shihet e shtresuar (Foto)
Lexo po ashtu Malta, vendi ku historia shihet e shtresuar (Foto)

Megjithatë, kjo nuk e pengoi që të mrekullohej me këtë vend. Prandaj, kur u largua e shkroi ‘Farewell to Malta’, poemën më të mirë që dikush e ka shkruar për këtë vend.

Malta ishte stacion i pushimit për Byronin, kurse qëllimi i udhëtimit ishte Shqipëria ku ai shkonte për ta takuar Luanin e Janinës, Ali Pashën. Shqipëria do ta mrekullonte Byronin më shumë se Malta dhe tej mase. Shqipëria ishte vendi ku Byroni u inspirua ta shkruante poemën ‘Childe Harold’s Pilgrimage’ e cila nga shumë njerëz cilësohet si më e mira jo vetëm në gjuhën angleze po në tërë letërsinë botërore.


Me këtë poemë Byroni e idealizoi Shqipërinë dhe e popullarizoi veten. Kur në Londër u botua përmbledhja e parë, botim luksoz dhe i shtrenjtë, u shit brenda tri ditësh. Kjo e shtyri Byronin të thoshte: ’Një ditë, në mëngjes, u zgjova i popullarizuar’.

Në Shqipëri gjithçka i pëlqeu Byronit. Por, më së shumti ‘Luani’, Ali Pasha. Në shënimet e tija dhe në letrat që ia dërgonte nënës, Byroni tregonte se si Ali Pasha e admironte dhe e nderonte me takime gjatë ditës dhe e kishte vendosur për të qëndruar në pjesët më të bukura të kompleksit të sarajeve në Janinë. Byroni përjetonte ditët më të mira të jetës në një atmosferë ekzotike dhe rrethana luksoze. Gjatë natës pasha i dërgonte lordit anglez bajame, pistaqio, arra, llokum dhe bakllavë. Gojët e këqija flisnin se pasha dhe lordi takoheshin shpesh, të vetmuar. Flitej se ia (ta)pallonin njëri tjetrit.

Kjo është vështirë të vërtetohet por ajo që dihet është se askush nuk mund të shkruaj poema të fuqishme nëse nuk tapallon sikur Lord Byroni. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori