Mushkëritë me oriz, por dhe disa përbërës të tjerë shtesë e bëjnë këtë pjatë gjithmonë të pëlqyeshme e të dëshirueshme në tavolinë.
Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:
▪ rreth 700 g mushkëri pule,
▪ 2 lugë vaj,
▪ piper sipas shijes,
▪ rreth 300 g oriz,
▪ 4 lugë vaj,
▪ një qepë,
▪ 1 spec gogozhare,
▪ kripë dhe piper sipas shijes,
▪ fletë të freskëta majdanozi.
Mënyra e përgatitjes:
Mushkëritë pastroni nga dejtë e hollë dhe lani. Në tigan qitni 2 lugë vaj dhe kur të nxehet qitni mushkëritë dhe piperin dhe lini të vlojnë duke shtuar ujë (pak nga pak) rreth 30 minuta, pas 20 minutave lini që të piqen në zjarr mesatar.
Qepën dhe specin grini në rende dhe lini 10 minuta që të fërgohen me pak vaj dhe ujë. Pastaj shtoni orizin dhe qitni 500 ml ujë dhe qitni kripë. Kohë pas kohe përzieni derisa të zihen ngadalë.
Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi.
Në fund qitni fletët e majdanozit dhe shërbejeni të ngrohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak