LAJMI I FUNDIT:

Top 10 transferimet e 2017 dhe ato që mund të ndodhin në 2018

Top 10 transferimet e 2017 dhe ato që mund të ndodhin në 2018

Transferimet janë ai sosi që i jep shije më të mirë sportit të futbollit.

Ashtu si në tregun e dimrit apo të verës derdhën miliona dhe kjo vazhdon sezon pas sezoni.


Klubet blejnë dhe shesin vazhdimit, ashtu në bazë të ligjit të ofertës dhe kërkesës. Por, në sy bien çmimet e mëdha në vitet e fundit, posaçërisht në vitin 2017, transmeton Telegrafi.

Paris Saint Germaini befasoi të gjithë duke blerë Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro dhe duke huazuar Kylian Mbappe nga Monaco, kjo me drejt blerje për 180 milionë.

Më poshtë keni dhjetë transferimet më të mëdha të 2017 dhe ato që pritet të ndodhin në 2018:

1. Neymar

PSG e pagoi klauzolën e brazilianit dhe kështu ai e la Camp Nou gjatë verës për 222 milionë euro. Kalimi i tij në Francë ishte historik dhe natyrisht se tifozët ishin të entuziazmuar, ata blen 10 mijë fanella të Neymarit që në orën e parë kur ato dolën në dyqanet zyrtare.

2. MBappe

Ai ishte thjesht fantastik te Monaco në sezonin 2016/17 dhe pse ishte i kërkuar nga Real Madridi e Manchester City, vendosi të qëndroi në Francë. PSG e huazoi atë me drejt blerje në verën e 2018 për 180 milionë euro.

3. Ousmane Dembele

Pasi Neymari u largua nevoja për një zëvendësim ishte e menjëhershme, anësori u ble nga BVB për 105 milionë euro, plus bonuset që mund të shkojnë deri në 140.

4. Romelu Lukaku

Manchester Unitedi e filli sezonin 2017/18 si fitues i Ligës së Evropës, dëshira e madhe e Jose Mourinhos për suksese të reja bëri që të sjell belgun në Old Traford nga Evertoni. Sulmuesi ishte i kërkuar shumë edhe nga Chelsea, por në fund vendosi kalimin te Djajtë e Kuq për 84 milionë euro.

5. Diego Costa

Vera e 2017 filloi me një krisje në lidhjen mes Antonio Contes dhe Costas e cila në fund qoi drejt një ndarje. Spanjolli kështu u kthye te Atletico Madridi, ku edhe do ketë mundësinë të luajë që nga janari i 2018.

6. James Rodriguez

Kolumbiani e kuptoi se te Real Madrdi nuk ka të ardhme, posaçërisht kur në krye të Los Blancos është Zinedine Zidane. Kështu ai u huazua te Bayern Munichu, me drejt blerje për 40 milionë euro.

7. Virgil van Dijk

Një blerje e vonshme e 2017, por e shumë pritur nga tifozët e Liverpoolit të cilët e shikojnë holandezin si njeriun që do e stabilizojë mbrojtjen e tyre. Ai kaloi nga Southamptoni te Reds për 85 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Van Dijk refuzoi kalimin te Man City dhe Chelsea.

8. Leonardo Bonucci

Kalimi i Bonuccit nga Juventusi te Milani erdhi me shumë bujë, jo prej çmimit prej 40 milionësh, apo rrogës që me 7.5 milionë euro u bë lojtari më i paguar në Serie A, por se ishte i papritur. Gjithsesi, italiani ka hasur në vështirësi te klubi nga Milano, ndërsa Zonja e Vjetër nuk po arrin të mbyllë boshllëkun e lënë nga ai. Sikur të ishte e mundur rikthimi në kohë, me shumë mundësi dy klubet do pajtoheshin që ky transferim mos të ndodh.

9. Ederson

Pas eksperimentit me Claudio Bravon, Pep Guardiola kërkoi një portier afatgjatë dhe stabil. Ai u transferua nga Benfica për 40 milionë euro.

10. Monchi

Ai nuk është lojtar, por njeriu që do i sillte Romës lojtarët e duhet dhe kjo ishte ajo që klubi nga kryeqyteti italian kishte nevojë. Roma e mori atë nga Sevilla, kjo pasi ai si drejtor sportiv i klubit spanjoll arriti të zbulojë në Andalusi lojtarë si Dani Alves, Carlos Bacca e Ivan Rakitic.

Top 10 transferimet që mund të ndodhin në 2018:

1. Antoine Griezmann (Nga Atletico te Man Utd)

2. Alexis Sanchez (Nga Arsenali te Man City)

3. Philippe Coutinho (Nga Liverpooli te Barcelona)

4. Paulo Dybala (Nga Juventusi te Man Utd ose Barcelona)

5. Pierre-Emerick Aubameyang (Nga BVB te Real Madridi)

6. Mesut Ozil (Nga Arsenali te Barcelona)

7. Harry Kane (Nga Tottenhami te Real Madridi)

8. Goncalo Guedes (Nga PSG te një skuadër e madhe evropiane)

9. Kepa Arrizabalaga (Nga Athletic Bilbao te Real Madridi)

10. Mauri Icardi (Nga Interi te Real Madridi).

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori