LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Peja ka humbur dinjitet dhe identitet (Video)

Gashi: Peja ka humbur dinjitet dhe identitet (Video)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, në emisionin “Debat D Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se Peja ka humbur dinjitetin dhe identitetin.

“Identiteti i tyre ka humbur për arsye se ai shpirti sipërmarrës i qytetarëve të Pejës ka filluar të zbehet për arsye të moskrijimit të kushteve për vazhdim të biznesit dhe moskrijim të një ambienti më të mirë në Pejë. Edhe identiteti kulturor është duke u zbehur dita e ditës, edhe ai sportiv”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se këto janë arsyet që e kanë shtyrë të kthehet në Pejë dhe të kontribuoj në zhvillimin e këtij qyteti. /Telegrafi/