Është gjë e rrallë që pas ndarjes të mbajnë kontakt me ish-at, shumë të shpeshta janë hakmarrjet dhe djallëzitë e ndryshme
Ndarja nuk është aspak gjë e këndshme. Disa thjesht nuk falin dhe përdorin çdo rast për hakmarrje, ndërkaq të tjerët janë të qetë, sado që e kanë të vështirë, megjithatë qëndrojnë në marrëdhënie të mira me ish-partnerët.
Sipas shenjave të horoskopit, këto janë shenjat më të këqija nëse i braktisni.
Luani
Është plotësisht e sigurt që Luanët nuk i durojnë ish-partneret. Madje nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin lokal me atë person. Është e qartë që ata ndarjen nuk e pranojnë edhe aq mirë, transmeton Telegrafi.
Gaforrja
Gaforrja mund të jetë shumë e zhurmshme dhe e shqetësuar. Kur është fjala për ndarjen, ajo zakonisht nuk ka ndjenjë të mirë për ish-partnerin. Ajo do t’i përgojojë, madje do të përhapë thashetheme të tmerrshme për ish-partnerin. Do të bëjë çdo gjë që bindet që ish-partneri të jetë i palumtur.
Bricjapi
Bricjapi mund të jetë plotësisht indiferent kur është fjala për ish-partnerin, posaçërisht nëse ndarja ka qenë e vështirë. Nuk do të ndërrojë asnjë fjalë me ish-partnerin, nëse e sheh diku, do të kthejë kokën në anën tjetër.
Demi
Demi ka tendencë të jetë i vështirë kur është fjala për ish-partnerët. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në raporte të mira me personat me të cilët ka pasur lidhje, sepse ajo ka përfunduar keq. Do të bëjë gjithçka që t’i tregojë ati personi që po kalon shkëlqyeshëm edhe pa të.
Binjakët
Binjakët mund të jenë të rreptë pas ndarjes. Është plotësisht e kuptueshme, sepse asnjë ndarje nuk u është e këndshme. Ish-partnerët do të dëshironin kontakt të zakonshëm pas ndarjes, mirëpo kur është fjala për Binjakët, kjo nuk merret parasysh. Sado që ai person të jetë këmbëngulës, te Binjakët kjo gjë nuk kalon.
Ujori
Ujori mund të jetë indiferent pas ndarjes. Kur është fjala për ndarjen, Ujori prish të gjitha urat pas vetes. Do të ndërpresë të gjitha lidhjet me ish-partnerin dhe do të sillet sikur lidhja e tyre as që ka ekzistuar ndonjëherë.
Virgjëresha
Virgjëresha ka plot telashe pas ndarjes. Në moment do të kujtohet dhe do të bëhet emocionuese me rastin e përmendjes së emrit të ish-partnerit. Përdor çdo rast që të flasë për atë se sa e ka lënduar ish-partneri i saj. Do të luajë rolin e viktimës.
Dashi
Dashi zakonisht nuk ka probleme të jetë i përzemërt dhe i civilizuar kur është fjala për ish-dashurinë. Mirëpo kur i vjen momenti i dobësisë, mund të ftojë ish-partnerin dhe të ndezë konfliktin e vjetër.
Peshorja
Peshorja përpiqet të mbetet në marrëdhënie të mira me ish-partnerët, mirëpo kjo nuk ndodh gjithherë. Ndonjëherë, marrëdhëniet e saj përfundojnë aq keq sa që aty nuk ka asgjë të mirë, madje as Peshorja diplomate e madhe këtë nuk mund ta zgjidhë.
Shigjetari
Shigjetari nuk mbetet gjatë i shqetësuar pas ndarjes. Nëse ish-partnerja përpiqet të ndezë flakën e vjetër, ai ndërron temën në çast.
Akrepi
Akrepi dëshiron t’i përfundojë marrëdhëniet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur me dikë ka pasur lidhje të fortë vështirë mund ta harrojë ndarjen.
Peshqit
Peshqit mendojnë që më me rëndësi është të kesh marrëdhënie të shëndetshme. Pranojnë që marrëdhëniet e tyre të mëparshme, me gjithë zhgënjimet, kanë qenë të mira. Përpiqen të mësojnë nga gabimet e veta dhe për këtë qëllim vërtet angazhohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Çfarë thotë për ju zgjedhja e qenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit