Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.
Duke punuar qe disa vite Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, z. Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës.
“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, prof.dr. Emin Krasniqi – veprimtar i shquar dhe themelues i degës së PDK-së në Kamenicë, i cili do ta mbështesë pa rezervë Gashin dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës. Gashi gëzon një mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe Kosovës, ndërsa më 22 tetor, qytetarët e Komunës së Kamenicës, pa dallime partiake do ta mbështesin dhe votojnë atë për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje