LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka zgjidhje për deponinë e hedhurinave në Tetovë

Ende nuk ka zgjidhje për deponinë e hedhurinave në Tetovë

Tetova po ngulfatet nga deponia e egër e krijuar në hyrje të qytetit, ndërsa autoritetet promovojnë stacion për ngarkimin dhe shkarkimin e mbeturinave i cili madje do të jetë funksional pas javës së ardhshme. Për mos grumbullimin e mbeturinave, drejtori i NPK. “Tetova” Xhelal Ceka arsyetohet me angazhimin e kësaj ndërmarrje në tejkalimin e problemit që shkaktuan vërshimet një muaj më parë në Poroj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Siç e dini, për shkak të angazhimit të gjitha firmave që bartnin mbeturina në fshatin Puroj ku patëm një rast urgjent për tu zhbllokuar rruga, pra angazhimi i tyre atje na ka bë që të na mblidhen sasi më e madhe e mbeturinave por, ende ekziston edhe problemi me bartjen në Rusino sepse bartim prej orës 24 deri në shtat të mëngjesit ndërsa ditën i dërgojmë në Drislla të Shkupit, por kjo sasi e grumbulluar aty është shkaku i firmave të angazhuara në Puroj”, deklaroi për Alsat-M, Xhelal Ceka drrejtor i “NPK Tetova”

Ceka paralajmëron se me sistemin e ri do të zgjidhet përgjithmonë problemi me deponitë e egra në Tetovë.


”Kjo pikë që planifikohet të lëshohet në fillim të javës që vjen në përdorim, është sistem krejtësisht i mbyllur, pra nga qyteti hidhen në hinkë, pastaj futen në kontejnerë dhe do bartën pastaj në deponitë rajonale. Një kontejner tubon rreth 32 metër kub mbeturina, këtu ka katër kontejnerë që vlerësojmë se janë të mjaftueshëm për mbledhjen e mbeturinave në qytet”, shtoi Xhelal Ceka.

Ndërkohë OJQ-të paralajmëruan protesta dhe padi ndaj kompetentëve të cilët lejuan që të krijohet situatë e tillë me mbeturinat në Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori