Veriu i Kosovës, dhe posaçërisht ai i Mitrovicës, nuk kontrollohen thjesht nga struktura paralele serbe, gjegjësisht politike, por nga të ashtuquajturit “të fortë”, të cilët arrijnë të diktojnë dhe ku e si duhen parkuar automjetet; e që nëse sipas gjykimit të tyre ato janë parkuar gabimisht, atëherë vendosin dhe të ta marrin.
Sepse tashmë, kanë themeluar dhe drejtojnë një kompani private, kinse sigurimi, me të cilën e kanë shtuar akoma dhe më shumë dozën e bërjes së ligjit, duke e sfiduar akoma dhe më shumë, ditën për diell shtetin e Kosovës, ku de jure bëjnë pjesë.
Sipas një burimi kofidencial nga veriu, këta “të fortë” janë pjesë e një grupi, tashmë me emër të frikshëm në veri, që po veprojnë në emër të kompanisë “Guard”.
Millan Radonjqiq, koka e kompanisë, është ai që konsiderohet kapo i krimit për veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, dora e djathtë e ish-kapos tjetër që tani po torturon Serbinë, Zvonko Veselinoviqit, mik personal i kryeministrit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.
Pastaj vjen Vuk Joviq, djali i Sllavoljub Joviqit i njohur me nofkën Pagi, ish-udhëheqës i grupit famëkeq “Rojat e Urës”.
Është dhe Pegja Vukosavleviq, i njohur me nofkën Penzija, nga qyteti i Kryshefcit i Serbisë, i dënuar atje nga një gjykatë me akuzën për një vrasje, e i ikur e i strehuar në veriun e Mitrovicës e Kosovës; si dhe Goran Jeldimiroviq, i njohur me nofkën Shajo.
Të gjithë këta të lartpërmendur, banojnë në ndërtesën e ashtuquajtur RIO e cila gjendet në rrugën “Vllada Çetkoviq”; dhe të gjithë kanë fletarreste të lëshuar nga Policia e Kosovës, por edhe nga policia ndërkombëtare, pra nga Interpoli.
Burimi saktëson se mbi këta persona rëndojnë edhe dyshime se kanë qenë direkt të inkriminuar apo kanë porositur vrasjen e disa qytetarëve serbë të Kosovës në veri, raste të cilat ende nuk janë zbardhur nga policia e Kosovës”.
“Por së fundi, ‘të fortët’ diktojnë rend dhe rregull në rrugën ‘Vllada Çetkoviq’ dhe ‘Sutjeska’ duke angazhuar sigurimin e tyre privat ‘Guard’, ndërsa që policia e Kosovës, aty është vetëm sa për sy e faqe”, ka thënë burimi.
Ai shton më tej se sigurimi privat “Guard”, është formuar nga Millan Radonjqiq dhe drejtohet nga Vuk Joviq.
Sigurimi i tyre ka vendosur njoftime në shtyllat e ndriçimit publik duke paralajmëruar qytetarët se makinat që do parkohen në këto dy rrugë do të merren nga karroatreci dhe për këtë do të paguajnë nga 2500 dinar apo 25 euro.
Sipas tij, sigurimi privat “Gurad”, si dhe kompania për largimin e makinave nga trotuaret nuk janë të regjistruara e as të licencuara nga ana e institucioneve të Kosovës, andaj edhe qytetarë janë duke reaguar kundër këtij veprimi të këtij grupi kriminal.
Burimi më tutje ka precizuar se ky grup kriminal që ka vendosur këto rregulla i ka bërë me qëllim që ata të duken tek popullata si të fuqishëm e të paprekshëm nga policia e Kosovës, për shkak të frikës së tyre nga ndonjë atentat nga makina-bombë, si dhe nga frika se policia e Kosovës mundet që me ndonjë operacion t’i arrestojë.
“Kështu që sigurimi ‘Guard’ është aty që për çdo eventualitet, që ta pengojë policinë e Kosovës në kryerjen e detyrave të tyre, si dhe të eliminoj rrezikun nga ndonjë makine-bombë eventuale”, ka thënë burimi.
Dhe ja më detajisht se kush janë “të fortët” e rrugës ‘Vllada Çetkoviq” dhe “Sutjeska”:
Millan Radonjqiq – është dora e djathtë e Zvonk Veselinoviqit, njeriu më i pushtetshëm në veriun e Kosovës. Dirigjon me të gjithë tenderat që jepen nga katër komunat, ajo e Mitrovicës veriore, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit.
Radonjqiq kontrollon edhe të gjitha grupet tjetra kriminale, si ato të kontrabandimit e vjedhjes së makinave, por dhe politikën lokale, pasi që ka përkrahjen direkt nga Zvonko Veselinoviq e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiqit.
Vuk Joviq- udhëheqës sigurimit privat “Guard”, njeri me një të kaluar kriminale së bashku me familjen, babai Sllavolujb Joviq (Pagi) dhe axha i tij, Nebojsha Joviq (Crni), kanë qenë udhëheqës të grupit famëkeq “Rojat e Urës’.
Vuk Joviq – ka fletarrest të lëshuar nga policia e Kosovës, pasi në një incident vitin e shkuar në oborrin e spitalit në veri të Mitrovicës ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, ku për fat policët kanë shpëtuar pa lëndime, teksa një makinë e policisë u qëllua dy herë.
Pegja Vukosavleviqin (Penzija) – në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës njihet edhe si organizatori dhe ekzekutuesi më i madh i vjedhjes së makinave luksoze në jug të Mitrovicës dhe Kosovës.
Vukosavleviq ka në pronësi një kompani taxi “Boom”, ka fletarrest të lëshuar nga policia e Kosovës për vjedhje të makinave si dhe për incident të tjera, ndërsa kërkohet nga Interpoli pasi që në qytetin e Kryshefcit të Serbisë ka vrarë një person.
Goran Jeldimiroviq (Shajo) – truproje e Milan Radonjqiqit, si dhe person që ka marrë pjesë në shumë aktivitete kriminale në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, e po ashtu ka qenë edhe pjesëmarrës në rrahjen dhe plagosjen e ushtarëve të KFOR-it vite më parë.
Të gjithë këta persona jetojnë në ndërtesën e ashtuquajtur ‘RIO, që gjendet në rrugën “Vllada Çetkoviq”, shumë afër spitalit në veri të Mitrovicës.
Në lidhe me tërë këta, zyrtarë të policisë së Kosovës i kanë thënë portalit tesheshi.com se personat e lartcekur janë të njohur; se policia ka organizuar kohë më parë një operacion për kapjen dhe arrestimin e Pegja Vukosavleviqit, por nuk ka munduar ta gjejë”. /tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje