LAJMI I FUNDIT:

Cleveland eliminon Detroitin dhe kalon tutje

Cleveland eliminon Detroitin dhe kalon tutje

Cleveland Cavaliers është skuadra e parë e Konferencës së Lindjes që kualifikohet në raundin e dytë të ndeshjeve play-off pasi e mbylli në 4-0 serinë e përballjeve me Detroit Pistons.

Në fund rezultati ishte 98-100 për Cavaliers përfundoi kjo përballje e luftuar në parketin e Pistons, ku protagonist absolut ishte Irving me 31 pikë, ndërsa LeBron James shtoi 22 pikë të tjera.


Në katër takimet e fituara ndaj Pistons, Irving kishte një mesatare prej 27.5 pikësh për ndeshje, një statistikë kjo që duket sikur lë në hije mbretin James, i cili në fakt ka punuar shumë pas kuintave për të ndihmuar shokët e skuadrës.

Në fakt Detroit ishte shumë pranë suksesit, por në gjuajtjen e fundit Reggie Jakson i shqetësuar nga Irving nuk arriti të shënonte.

Ndërkohë Boston Celtics arriti të triumfonte në kohën shtesë 104 – 95 ndaj Atlanta Hawks, duke barazuar 2-2 serinë e përballjeve mes tyre.

Koha e rregullt u mbyll në baraspeshë të plotë 92 – 92, por pikërist në shtesë Celtics ruajtën qetësinë duke shënuar 12 pikë përkundrejt 3 pikëve të Hawks.

45 pikët të realizuara nga Milsap, nuk i mjaftuan Atlantës për të triumfuar në “TD Garden” të Bostonit, ku suksesi për vendasit erdhi pas një loje të shkëlqyer kolektive. Çelësi i suksesit për Celtics ishte Marcus Smart, i cili erdhi nga stoli për të ndalur pikërisht më të mirin e Hawks, Milsap, i cili në pesë minutat e fundit të periodës së katërt dhe në kohën shtesë realizoi vetëm katër pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori