LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet partia ”klon” e LSDM-së

Regjistrohet partia ”klon” e LSDM-së

Portali Libertas bën të ditur se partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke mbledhur nënshkrime dhe letërnjoftime për regjistrimin e Partisë Social-Demokrate të Maqedonisë (PSDM) të Branko Janevskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për parti e cila në çdo organizim zgjedhjesh, ka marrë pjesë me listë deputetësh me emra të ngjashëm si ato të LSDM-së, me qëllim ngatërrimin e votuesve. Kështu, në zgjedhjet e fundit, kandidatë të tyre ishin emra si: Rada Shekerovska, Zoran Zashev dhe Igor Ivanovski.

Sipas informatave të këtij portali, pushteti ka në plan që të nxjerrë si alternativë opozitare, OQM-në e Stevçe Jakimovskit në koalicion me PSDM-në dhe Partinë e Demokratëve të Bashkuar të Maqedonisë (PDBM)./Telegrafi/