LAJMI I FUNDIT:

KNK dënon dhunën ndaj nxënësit të Rahovecit

KNK dënon dhunën ndaj nxënësit të Rahovecit

Këshilli i Nxënësve të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj nxënësit së shkollës fillore në Denjë të Rahovecit.

Sipas qëndrimit të nxënësve, dhuna në shkolla është një dukuri shqetësuese me të cilën shkollat me akterët e saj përballen në secilin vend në Republikën e Kosovës, ajo është e shprehur në formë të abuzimit fizik apo psikologjik përmes nënçmimit, shpërfilljes, talljes, vendosjes së epiteteve negative e deri tek kërcënimi verbal.

“Faktikisht deri më tani është parë që dhuna në shkolla paraqet një nga sfidat më të vështira për tu trajtuar. Për nxënësit është shqetësuese dhuna në mes të nxënësve, dhuna nga mësimdhënësit apo ndaj tyre (nga nxënësit apo në disa raste edhe prindërit), dhe rreziku që vjen nga personat tjerë jashtë shkollës”, thuhet në reagim.


Këshilli i Nxënësve të Kosovës rekomandon institucionet kompetente (Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Drejtoritë Komunale të Arsimit, Inspektoratin për Arsim) në implementim të ligjit të lartë karshi obligimeve dhe përgjegjësive që kanë këto institucione të paraqitura.