Edhe pse të gjithë mundohemi që shtëpinë ta mbajmë të pastër, ekzistojnë disa vende të cilat janë të stërmbushura me baktere të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin
Nëse keni menduar se bëhet fjalë për banjën tuaj gënjeheni pasi që guaca e tualetit nuk gjendet as në mesin e 20 vendeve më të papastra. Nëse dëshironi të jeni të sigurt që shtëpia juaj është e sigurt, sjellim te ju disa nga vendet më të papastra në të cilat fshihen një numër i madh bakteresh.
Bakteret e rrezikshme, kërpudhat dhe myku fshihen gjithandej në shtëpinë tuaj, transmeton Telegrafi.
Vendi ku lihen brushat e dhëmbëve
Është njëri ndër vendet me më shumë baktere në banjën tuaj, më saktësisht gota ku mbahen ato. Lagështia konstante është vendi ideal për zhvillimin e kërpudhave dhe mykut, kështu që do të ishte mirë që gotën ta pastroni dy herë në javë me sapun dhe ujë dhe njëkohësisht të shpërlahet dy herë.
Enët për ushqimin e kafshëve shtëpiake
Për shkak të ushqimit të mbetur dhe lagështisë konstante edhe enët e kafshëve tuaja shtëpiake zënë vend me shkallë shumë të lartë te vendet e papastra në familje. Disa herë në javë këto enë mbushni me ujë me detergjent, lërini të qëndrojnë ashtu për 15 minuta dhe pastaj shpërlani ato me ujë të nxehtë.
Dërrasa për prerje
Dërrasa për prerje mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Çdo mbrëmje ka kërkesa të ushqimit, kështu që çdo mbrëmje lajeni atë. Nëse deri më tani nuk e keni bërë këtë, është koha ta bëni pasi që në dërrasën tuaj fshihen një numër i madh i baktereve të rrezikshme, kërpudhave dhe myku. Pas çdo përdorimi dërrasën lajeni me detergjent për enë dhe ujë, apo makinë të enëve.
Aparatet e kafes
Rezervari i ujit tek aparatet e kafes është i errët dhe me lagështi, dhe mu për këtë ky vend është i sajuar për zhvillimin dhe shumimin e mikroorganizmave. Nëse dëshironi që të zgjidhni këtë problem ju duhet vetëm pak uthull. Vendosni uthullën në enë, lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore pastaj shpërlajeni atë me ujë të nxehtë.
Shpuza për larjen e enëve
Shumë kërkime kanë treguar se shpuza për larjen e enëve fsheh me së shumti baktere në të gjithë shtëpinë. Bakteret në duar, enë dhe lavaman përfundojnë drejt e në shpuzë, dhe kur ka vend të lagësht ato adhurojnë të rrinë aty. Prandaj duhet sa më shpesh ta ndërroni shpuzën e vjetër me të re dhe rregullisht shpërlajeni atë me lëngje me bazë të klorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një emocion është më i rrezikshmi për zemrën
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga pagjumësia, një ndryshim i vogël i përditshëm mund të përmirësojë gjumin
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?