Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim
Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica prej nesh gjatë një udhëtimi me avion është një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete.
Megjithatë, Christine Negroni, stjuardes, thekson rëndësinë që të dimë se nga çfarë materiali janë bërë veshjet tona përpara se të vendosim t’i veshim ato në avion.
“Mund t’ju duhet të shpëtoni nga një zjarr në kabinën ose mund të ketë një emergjencë në tokë pasi të dilni nga avioni”, tha ajo.
“Të gjithë veshin dollakë dhe pantallona në avion, por unë i shmang të gjitha fibrat artificiale, sepse ato kanë më shumë gjasa të digjen dhe të ngjiten në lëkurë në rast zjarri”.
Në vend të kësaj, ajo zgjedh pëlhura si pambuku.
“Unë do të këshilloja të vishni rroba pambuku ose ndonjë veshje të bërë nga fibra natyrale.”
Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?
Eksperti i udhëtimit ajror kishte edhe një paralajmërim të dytë për pasagjerët, duke i këshilluar që të mos i hiqnin çorapet apo këpucët kur hipnin në një fluturim.
“Një nga gjërat më të mira që mund të bëjnë pasagjerët është të veshin gjithmonë këpucët e tyre, veçanërisht gjatë ngritjes dhe uljes. Kjo ende nuk kërkohet nga shumë linja ajrore dhe mendoj se duhet”, tha ai, duke përshkruar se çfarë mund të ndodhë në rast urgjence nëse jeni pa çorape dhe këpucë, citon Anabel.
“Nëse nuk i mbani këpucët dhe ka një ulje emergjente ose ju kërkohet të evakuoni shpejt avionin, korridori mund të jetë shumë i nxehtë ose i ftohtë, ose mund t’ju duhet të dilni nga një avion në një terren të vështirë. Në asnjërën nga këto situata nuk do donit të ishin pa këpucë, apo jo? Është më mirë të jesh i kujdesshëm dhe i përgatitur”, tha ai.
Nga ana tjetër, ai sugjeron që të zgjedhin atlete në vend të takave të larta, fibra natyrale në vend të atyre sintetike dhe rroba të lirshme që të mund të lëvizni pa vështirësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?

Këto sende nuk duhet t'i mbani në banjë
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës