LAJMI I FUNDIT:

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

KQZ përfundon numërimin dhe verifikimin e votave për deputetë nëpër qendra komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të premten mbrëma, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

“Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, ka njoftuar KQZ.

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.


KQZ ka publikuar platformën elektronike rezultatet2025.net, ku janë bërë publike rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë faqe do të shtohen edhe rezultatet nga vendvotimet e mbetura.

Po ashtu, me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ thotë se ka po vazhdon e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfundimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet tutje në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori