LAJMI I FUNDIT:

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Zgjedhjet nacionale në Kosovë përfunduan më 9 shkurt, ndërsa numërimi i votave është ende në proces.

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, edhe kësaj here janë përfshirë personalitete nga bota e sportit, duke sjellë disa emra që kanë dhënë kontribut – por edhe disa të tjerë që kanë lidhje me yjet e futbollit tonë.

I vetmi që ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës është trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli. Ai ka garuar si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke siguruar plot 14,554 vota.


Duke pritur ende votat nga diaspora, shanse të mëdha për t’u bërë deputet ka edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Aktualisht, ai numëron 13,221 vota, ndërsa me votat nga mërgimtarët mund të sigurojë një ulëse në Kuvend.

Në këto zgjedhje, për t’u bërë pjesë e legjislaturës së nëntë nuk ia doli Lumbardh Salihu, i cili garoi në listën e LDK-së, duke marrë vetëm 5,332 vota.

As babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, që po ashtu ishte pjesë e listës së LDK-së, nuk arriti të sigurojë ulëse, duke marrë vetëm 3,473 vota.

Ndërkohë, Mërgim Mavraj mbeti dukshëm më larg, pasi si pjesë e listës së Koalicionit për Familje, ai mori vetëm 1,806 vota.

Deri në përfundimin e plotë të numërimit të votave, mbetet të shihet nëse Ragip Xhaka do të arrijë të bëhet deputet apo jo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori