LAJMI I FUNDIT:

Goditje e rëndë për Amorim – ylli i Man Utd pritet ta humbasë sezonin shkaku i lëndimit

Goditje e rëndë për Amorim – ylli i Man Utd pritet ta humbasë sezonin shkaku i lëndimit

Njëri prej lojtarëve kryesor të Manchester United raportohet se mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit. 

Teksa po bëheshin gati për takimin ndaj Tottenhamit gjatë ditës së sotme (e diel), United mori një goditje pasi u mësua se tre lojtarë kanë pësuar lëndime. 

Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte dhe Toby Collyer që të tre do të mungojnë në këtë takim pas lëndimeve që pësuan në stërvitje këtë javë. 


Për më shumë, Luke Shaw, Mason Mount, Jonny Evans dhe Lisandro Martinez që të gjithë mbeten jashtë për të njëjtat arsye. 

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas
Lexo po ashtu Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Martinez tashmë është e ditur se nuk do të luajë më këtë sezon pasi këputi ligamentet në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace. 

Për t’i përkeqësuar më shumë gjërat, të shtunën u raportua se edhe sulmuesi Amad Diallo po ashtu mund të humbasë sezonin. 

“Amad Diallo pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me një lëndim në kyçin e këmbës, e konfirmuar”. 

“Ylli i Man United pësoi lëndim më herët këtë javë, ai pritet të mos jetë i gatshëm për tre muajt e ardhshëm. Goditje e madhe për United dhe Ruben Amorim”, ka shkruar Fabrizio Romano. 

Lëndimi i Diallo vjen në kohën më të keqe të mundshme për ‘Djajtë e Kuq’, veçanërisht pasi ata dërguan emra si Antony dhe Marcus Rashford në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Premier League
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori