LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 3° cloudy

Në ITP Prizren, eksperti Mati Barbero ndihmon startup-et vendore për njohjen e klientit ideal

Në ITP Prizren, eksperti Mati Barbero ndihmon startup-et vendore për njohjen e klientit ideal

Makerspace Innovation Center Prizren ka realizuar ngjarjen e radhës me ekspertin ndërkombëtar, Mati Barbero. Në këtë takim është shqyrtuar profili i klientit ideal për bizneset apo startup-et, me qëllim të cytjes së ndërmarrësve vendorë për të aplikuar strategji të reja të qasjes ndaj tregut.

“Në ITP Coworking Space është mbajtur një takim shumë frymëzues, me mbi 40 pjesëmarrës, pronarë biznesesh dhe themelues startup-esh, ku është trajtuar tema “Profili i Klientit Ideal”, me të ftuarin special, Mati Barbero”, thuhet në njoftimin e Makerspace Innovation Center Prizren, raporton Telegrafi.

Mati Barbero sipas përshkrimit të ofruar është mentor i startup-eve dhe investitor, i cili ka ndihmuar mbi 300 biznese të përshpejtojnë suksesin e tyre. Gjithashtu është bashkëthemelues i produktit SaaS, Shcoolin 1 me mbi 700 mijë përdorues.


Në këtë ngjarje, sipas njoftimit, Barbero ka pasur diskutim ndërveprues me pjesëmarrësit, të cilët kanë ndarë sfidat dhe përvojat e tyre mbi identifikimin dhe targetimin e klientëve të duhur për bizneset e tyre, raporton Telegrafi.

Ky aktivitet është realizuar nga Makerspace Innovation Center Prizren në saje të bashkëpunimit me Programin Zviceran për Ndërmarrësi në Kosovë (Swiss EP Kosovo), që angazhohet me akterët lokalë të ekosistemit sipërmarrës në ndërtimin e kapaciteteve për të mbështetur zgjerimin e startup-eve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori