LAJMI I FUNDIT:

The Sims 1 dhe 2 rikthehen me një pamje të re: Lojtarët të entuziazmuar

The Sims 1 dhe 2 rikthehen me një pamje të re: Lojtarët të entuziazmuar

Pas disa ditësh me paralajmërime më shumë ose më pak të fshehta, EA më në fund ka nxjerrë në shitje versionet e reja të The Sims 1 dhe The Sims 2, me rastin e 25-vjetorit të serisë. Nëse jeni në PC, tashmë mund t’i luani ato.

The Sims 1 dhe The Sims 2 kanë qenë të padisponueshme zyrtarisht për PC për shumë vite. Video-loja e parë kurrë nuk pati një version digjital, ndërsa Ultimate Collection e The Sims 2 u hoq nga Origin që në vitin 2018.

Deri tani, ka qenë pothuajse e pamundur të luani këto dy lojëra në kompjuter.


The Sims: Legacy Collection dhe The Sims 2: Legacy Collection janë aktualisht të disponueshme vetëm për PC dhe secila përfshin lojën bazë dhe të gjitha zgjerimet.

Përveç kësaj, EA ka prezantuar edhe The Sims 25th Birthday Bundle, i cili përfshin të dy koleksionet Legacy dhe lojën bazë The Sims 4 (e cila është falas prej disa kohësh), si dhe një zgjerim të vogël për të.

Çmimet
The Sims: Legacy Collection kushton 19.99€ dhe përfshin:
The Sims 2: Legacy Collection kushton 29.99€ dhe përfshin:
Të gjitha koleksionet mund të blihen në Steam, EA App dhe Epic Games Store.

Ky ri-prezantim është pjesë e festimeve të 25-vjetorit të The Sims, që do të kulmojë më 4 shkurt me një livestream 25-orësh.

Po atë ditë, një përditësim i madh falas për The Sims 4 do të sjellë mbi 70 objekte të reja dhe një ngjarje të kufizuar në kohë.

Gjithashtu, MySims: Cozy Bundle, i cili u publikua për Nintendo Switch vitin e kaluar, do të vijë në PC më 18 mars. /Telegrafi/