LAJMI I FUNDIT:

ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin

ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin

Krahu i Ziadin Selës i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite përmes një kumtese theksoi se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për deputeten dhe kryetaren e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

“Afrim Gashi dhe ata që kanë hyrë në këtë lojë, e dijnë kushtin tonë që e kumtoi edhe vetë deputetja Ilire Dauti. Ata fillimisht duhet të shfuqizojnë konkluzionin e padrejtë dhe me po ato vota të rizgjedhin zonjën Dauti kryetare, që ajo e lirë, pa cenzurë e pa diktat të mundet të veprojë ashtu siç e meriton çdo njeri të ketë të garantuar kushtet gjatë kryerjes së punës së vetë”, bëhet e ditur në kumtesën e ASH-së.

Theksojnë se Aleanca për Shqiptarët dhe Fronti Europian i qëndrojnë pas deklaratës së zonjës Dauti.


“Vlerësojmë se ajo e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në përputhje me Rregulloren andaj dhe kërkojmë që të shfuqizohet konkluzioni i inicuar nga E Majta dhe i propozuar nga Gashi”, thonë nga ASH.

Interpelanca për kryetaren e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e dorëzuar nga grupi parlamentar E majta, është votuar të premten me 61 vota “për” të siguruara nga deputetët e partisë E Majta, OBRM-PDUKM dhe ZNAM. Blloku shqiptar ishte kundër interpelancës, ndërsa deputetët e LSDM-së edhe pse ligji për “branitellat” është i tyre, u larguan nga salla. Më pas, Kabineti i kryetarit të Kuvendit doli me kumtesë ku thuhet se interpelanca nuk ka pasur pasoja të detyrueshme juridike.  

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori