LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° partlycloudy_day

Ramë Shabani i mbijetuar i masakrës së Reçakut rrëfen për përjetimet e asaj dite

Ramë Shabani i mbijetuar i masakrës së Reçakut rrëfen për përjetimet e asaj dite

Mëngjesi i 15 janarit i vitit 1999, Reçakun e Shtimes e gjeti të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Aty u vranë dhe u masakruan 45 civilë të pafajshëm e të paarmatosur. Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Ramë Shabani, është i mbijetuar i kësaj masakre nga Reçaku. Ai në një intervistë për Telegrafin ka rrëfyer për përjetimet e asaj dite.


‘E kujtoj shumë të vështirë atë ditë, të gjithë këto viktima i kujtoj sikur atë ditë sepse ata i kam parë pa kokë, pa zemër e pa gjymtyrë të trupit. Për mua është shumë e rëndë të flas për atë ditë sepse ishte e tmerrshme’’, nis rrëfimin Shabani.

Sipas tij, më 15 janar forcat serbe në orët e hershme të mëngjesit kanë rrethuar e gjithë fshatin duke i marrë gratë, fëmijët e pleqtë për t’i dërguar në pjesën e epërme të fshatit tek vendi i quajtur ‘’Kodra e Bebushit’. Aty ishte kryer masakra.

‘’Unë kam qenë në mesin e tyre. Jemi tubuar në bodrumin e shtëpisë së bacit Sadik rreth 30 veta. Pastaj janë ardhur forcat serbe na kanë dërguar jashtë, unë kam qenë me nënën, babin, me gruan e axhës me vëlla, pastaj na kanë rrahur, na kanë maltretuar, na kanë marrë kuletat. Vajza ime ka dashur të vijë pas meje dhe asaj i kanë rënë me grusht, pastaj mua më kanë rrahur me shkop derisa është thyer. Na kanë thënë që të shkojmë të gjithë te ‘Kodra e Bebushit’ me duar mbrapa, unë aty arrita të largohem dhe jam shtrirë në një luginë afër atyre që u pushkatuan dhe u masakruan’’, ka thënë Shabani.

Ai tregon se kishte qëndruar i shtrirë me orë të tëra, teksa i ka parë të gjithë të masakruarit pa pjesë të trupit.

‘’Rreth 10 vjet më parë kemi informacione se është dënuar dikush por ne ende kërkojmë drejtësi sepse nuk është punuar asgjë rreth Reçakut. Në ditët e zgjedhjeve Reçakun e vlerësojnë shumë lartë, por nuk është punuar asgjë për zbardhjen e kësaj masakre. Po ashtu, për Reçakun nuk është punuar asgjë as në infrastrukturë sepse ne nuk kemi as ujë të pijshëm, as rrugë e rrugica, sa i përket kompleksit prej ish qeverisë së Thaçit nuk ka punuar askush asgjë. Për familjet e Reçakut nuk është bërë asgjë sepse të gjithë fëmijët e tyre kanë ikur jashtë shtetit sepse nuk jetohet me 170 euro’’, ka treguar Shabani./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BBVA, kërkon të largohet edhe G Bani

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Tensioni në kulm, Gjesti çohet dhe hedh mikrofonin në mes të spektaklit duke kërcënuar të largohet

Magazina
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Kalo në kategori