Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) është dorëzuar një denoncim me foton e Olsi Ramës, por nuk është hetuar.
Në një komunikim me mediat, Berisha ka akuzuar vëllanë e Kryeministrit Edi Rama se ka lidhje me grupin kriminal, të njohur si grupi i Xibrakës.
“Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM. Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit. Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë. Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë. Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri,” tha Berisha.
“Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën. Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B. Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T. Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme”, shprehet Berisha, shkruan A2.
“Kështu thotë BKH-ja dixhitale. Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë. Kështu që këto kisha unë reagim për interesin publik”, shtoi Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar