LAJMI I FUNDIT:

Nga shkëlqimi dhe golat me Dukagjinin deri tek objektivat, ftesa nga Kosova dhe ëndrrat e tij – Hekuran Berisha flet për të gjitha  

Nga shkëlqimi dhe golat me Dukagjinin deri tek objektivat, ftesa nga Kosova dhe ëndrrat e tij – Hekuran Berisha flet për të gjitha  

Hekuran Berisha është lojtari i momentit, por edhe në përgjithësi këtë sezon te Dukagjini i Klinës. Sulmuesi 19-vjeçari ka folur në një intervistë për Telegrafin rreth shkëlqimit të tij këtë edicion, pritjeve që ka në aspektin individual dhe ekipor, por edhe për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës U-21, si dhe lojtarin dhe ekipin e tij të preferuar.

19-vjeçari nga Klina ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në 13 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime për bashkëlojtarët e tij.

Berisha ka qenë shpeshherë vendimtar me golat e tij në pikët e marra nga Dukagjini, edhe pse nuk e ka pritur që këtë sezon të luajë kaq shumë.


Por, si erdhi deri te kjo formë dhe kush ka ndikuar, është vet Berisha, i cili në një intervistë për Telegrafin, ka zbuluar të gjitha.

“Është e vërtet se kam qenë vendimtar në disa ndeshje për skuadrën time, falë motivit, punës dhe falë mbështetjes dhe motivimit nga klubi, trajneri Ismet Munishi nga bashkëlojtarët, andaj kjo ka reflektuar në fushë me paraqitje shumë të mira”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

“Në fakt, me tregu të drejtën nuk kam pritur kaq shumë minutazh, pasi kam pasur konkurrencë të madhe. Mendimi im ka qenë të kem të fitojë minuta, të kem minutazh së paku minimale, por nuk kam menduar të jem titullar në çdo ndeshje nga fillimi i kampionatit”.

“Në fazën përgatitore në verë kam pasur fat, duke e dhënë maksimumin tim dhe gjatë ndeshjeve miqësore kamë dhuruar paraqite të mira, ku kam shënuar 6 gola në 10 ndeshje. Besoj që kjo ka reflektuar te trajneri Ismet Munishi që ka besuar në mua dhe më ka dhënë kaq shumë minutazh dhe për këtë e falënderoj shumë”.

Tutje, 19-vjeçari nga Klina ka folur edhe për objektivin e tij personal, të ekipit dhe punën për një transferim jashtë vendit.

“Objektivi im është të bëjë një numër sa më të madh të golave këtë sezon dhe të ndihmoj skuadrën time të arrijmë një vend që dërgon në garat evropiane, pasi ky është objektivi kryesor”.

“Në nivelin personal shpresoj pastaj ta kem një transferim jashtë Kosove, në Evropë, pasi kjo është dëshira e çdo futbollisti kosovar”, potencoi 19-vjeçari.

Sulmuesi i talentuar gjithashtu shtoi për Telegrafin se është duke pritur një ftesë nga Kosova, të cilën do ta përfaqësonte me krenari.

“Pas paraqitjeve të mira, sigurisht se po e pres një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U-21. Është dëshirë dhe krenari ta përfaqësoj Kosovën”.

Në fund, sulmuesi shtatlartë tregoi lojtarin e tij të preferuar, por edhe ekipin ku ëndërron të luajë një ditë.

“Më së shumti më pëlqen Lionel Messi, por në pozitën time preferoj Robert Lewandowskin. Ekipi i ëndrrave nga fëmijëria për të luajtur për ta është Barcelona”, përfundoi sulmuesi 19-vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori