LAJMI I FUNDIT:

“Për pesë sekonda krejt jeta të ndryshon”, Arnisa Osmani e shëruar nga kanceri i gjirit bën apel për kontrolle të rregullta shëndetësore

“Për pesë sekonda krejt jeta të ndryshon”, Arnisa Osmani e shëruar nga kanceri i gjirit bën apel për kontrolle të rregullta shëndetësore

Numri i rasteve me kancer të gjirit viteve të fundit ka shënuar rritje, ndërkaq lidhur me rëndësinë e kontrolleve sistematike ka folur Arnisa Osmani, e shëruar nga kanceri i gjirit e cila theksoi se për pesë sekonda mund të ndryshojë gjithçka.

Osmani në podcastin “Shëndeti në rend të parë” thekson se nga përvoja e saj mëson se kontrollet sistematike shëndetësore kanë rëndësi shumë të madhe.

“Diagnostikimi i hershëm luan rol të madh dhe ka rëndësi. Kontroll të gjinjve unë nuk kam bërë më parë derisa u diagonistifikova. Na i kemi pa edhe kur flasim me dikë…thonë jom e shëndosh ose kam frikë të shkoj te mjeku…


Edhe unë kam qenë e shëndetshme po për pesë sekonda krejt jeta të ndryshon. A ma mirë me u frikësu me shku te mjeku, a ma mirë pasi te merr diagnozën, e ishalla kurrkush nuk e merr një diagnozë jo të mirë…Kështu që kontrollet sistematike janë jashtëzakonisht të rëndësishme…”, tha ajo.

Arnisa theksoi se ndër simptomat e para që i ka pasur ishin lodhje, dhimbje shpine dhe mbirje të dorës, por se nuk ka qenë në dijeni se ndërlidhen me kancerin e gjirit.

Ajo shtoi se kanë qenë gjëndrat në gji që e kanë shtyrë të shkoj te mjeku për kontroll.

E lidhur me simptomat që ka pasur Osmani dhe rrëfimin për përballje me sëmundjen shikojeni podcastin “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/