LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Një incident ka ndodhur të hënën në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, ku treni 761, i cili transportonte rreth 100 udhëtarë, hasi një pengesë të rrezikshme në kilometrin 37+500.

Mësohet se individë të papërgjegjshëm kishin vendosur gurë në hekurudhë, duke krijuar një situatë potencialisht fatale për pasagjerët dhe stafin e trenit.

Disa nga gurët ishin mbi 10 centimetra të gjatë, duke e bërë këtë veprim një akt sabotimi me elemente terroriste.


Kështu u shpreh në një deklaratë për Telegrafin, U.D Kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos Sh.A., Agron Statovci.

Ai e cilësoi këtë rast si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së udhëtarëve.

“Vendosja e gurëve në hekurudhë përbën një akt të rrezikshëm. Këto veprime synojnë të shkaktojnë frikë dhe dëme të mëdha,” shpjegoi ai.

Statovci nënvizoi se veprimet e tilla, që përbëjnë një rrezik për sigurinë publike, kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar.

“Nuk e kishim pritur se ndonjëherë do të rrezikohej komunikacioni hekurudhor nga veprime të paligjshme ose të dhunshme, si murosja dhe vendosja e barrikadave të gurëve, që kërkojnë forcë dhe mund për t’u vendosur. Aq më tepër, pika e përzgjedhur na bën të jemi edhe më të kujdesshëm, kur duket se ata kanë planifikuar strategji dhe dëme strategjike. Kjo na bën të reflektojmë mbi nevojën për të forcuar më tej masat tona të sigurisë dhe për të bashkëpunuar me të gjitha organet e rendit për të parandaluar ndodhitë e tilla me pasoja të rënda,” shtoi ai.

Duke folur për angazhimin e Trainkos për sigurinë, Statovci e theksoi përkushtimin e ndërmarrjes për të garantuar një operim të sigurt, veçanërisht në kushtet e vështira atmosferike.

“Ne kemi vendosur masa të shtuara kujdesi për të minimizuar pasojat që mund të sjellë moti i keq në infrastrukturë. Megjithatë, nuk e kishim pritur se do të rrezikohej komunikacioni hekurudhor nga veprime të dhunshme,” deklaroi ai për Telegrafin.

Statovci vuri në dukje se qeverisja aktuale e Trainkos ka implementuar politika dhe procedura të forta për menaxhimin e situatave të rrezikshme. “Qëllimi ynë është të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë, të sigurta dhe pa pengesa,” tha ai, duke e theksuar rëndësinë e vigjilencës dhe profesionalizmit të stafit të tij.

Ai lavdëroi punën e makinistëve të trenit 761, të cilët vepruan me kujdes dhe përgjegjshmëri në një situatë të tillë. “Vigjilenca e tyre na ndihmoi të shmangim një fatkeqësi të mundshme,” shtoi ai.

Në përfundim, Statovci theksoi angazhimin e Trainkos për të ruajtur integritetin e saj dhe për të vazhduar me reforma të rëndësishme.

“Nuk do të biem pre e këtyre shantazheve. Këto veprime cenojnë jo vetëm Ndërmarrjet Publike, Trainkos dhe Infrakos,  por edhe sigurinë kombëtare,” përfundoi ai.

Statovci shtoi se Trainkos mbetet e angazhuar për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta për udhëtarët, duke garantuar që transporti hekurudhor të vazhdojë të jetë një nga mënyrat më të sigurta të lëvizjes në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori