LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e Librit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Shtëpia Botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e Librit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”

Sot është dita e katërt e Panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” është duke shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë në garën për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.

Tri vendet e para do të fitojnë: set të librave, puzzle dhe DUKË Cards.


“1. SHKRIMI MË KREATIV: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë shkrime (nga imagjinata e tyre) që lidhen me personazhet e lektyrave tona. Për shkrimet me kreative, do të shpërblejmë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Shkrimi: poezi ose tregim i shkurtër (150-250 fjalë).

2. ILUSTRIMI MË I BUKUR: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë ilustrime/vizatime që lidhen me lektyrat tona dhe personazhet e tyre. Për ilustrimet më të bukura, do të shpërblejmë vendin e parë, të dytë dhe të tretë”.

Ndryshe, ky është edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë.

Në Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” është prezantuar me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë.

Aty mund të gjeni lektyrat për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe për klasën e katërt, të cilat i kemi shoqëruar me aparaturë didaktike dhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth me shpjegime e sqarime të nevojshme. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori