LAJMI I FUNDIT:

Borrell takoi liderët e Ballkanit Perëndimor: Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të ecur para

Borrell takoi liderët e Ballkanit Perëndimor: Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të ecur para

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell të mërkurën takoi në Nju Jork në një drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor.

Takimi i u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takimin me Borrell ishte presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.


“Ishte kënaqësi të prisja liderët e Ballkanit Perëndimor. Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë… Së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan Borrell në platformën X.

E në një njoftim të BE-së thuhet se Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal.

Përfaqësuesi i Lartë, Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.

Ai theksoi rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

“Takimi ishte një mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese dypalëshe. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE. Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, citohet të ketë thënë ai.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell përfundoi duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke theksuar se zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE-në.

Të pranishëm në takim ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Denis Beqiroviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Mali i Zi, Filip Ivanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori