LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit e gjen fajtor Granit Elshanin për vrasjen e vitit 2010 në një diskotekë në Pejë

Gjykata e Apelit e gjen fajtor Granit Elshanin për vrasjen e vitit 2010 në një diskotekë në Pejë

Gjykata e Apelit ka shpallur fajtor Granit Elshanin për një vrasje të ndodhur në vitin 2010 në një diskotekë në Pejë, ngjarje kjo që tronditi qytetin.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit e dënoi Elshanin me 24 vite burgim, duke e shpallur përgjegjës për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Ky vendim ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Gjakovës, e cila më 26 shkurt 2024 e kishte liruar Elshanin nga akuzat.


Prokuroria kishte apeluar këtë vendim, dhe kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga gjyqtarët Ferit Osmani, Afërdita Bytyçi dhe Burim Ademi, e gjeti ankesën e Prokurorisë të bazuar.

Sipas aktgjykimit, më 2 janar 2010, rreth orës 22:45, në një diskotekë pranë sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, Elshani me qëllim hakmarrjeje kishte tentuar të vriste V.K., por përfundimisht kishte privuar nga jeta viktimën B.Sh. Elshani kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të V.K., duke plagosur atë dhe një tjetër të pranishëm, A.B., si dhe kishte rrezikuar jetën e shumë personave në diskotekë.

Ngjarja ndodhi gjatë festimeve për Vitin e Ri, kur Elshani hyri në diskotekë me dy armë zjarri dhe hapi zjarr, duke goditur me fatalitet B.Sh. dhe duke plagosur rëndë V.K. dhe A.B. Gjithashtu, gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, Elshani qëlloi dhe plagosi një polic që po përpiqej ta ndalonte.

Në dënimin e tij, Gjykata përfshiu edhe periudhën e kaluar në paraburgim nga data 25 tetor 2016 deri më 30 nëntor 2023.

Ky rast është pjesë e një konflikti mes dy familjeve, ku janë kryer 29 sulme dhe kanë humbur jetën 23 persona, përfshirë edhe fëmijë.

Granit Elshani ishte dënuar fillimisht në vitin 2018 me 25 vite burg, por Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

Më 14 mars 2022, Gjykata e Gjakovës e dënoi atë me 24 vite burg, por vendimi u apelua dhe rasti u kthye përsëri në rigjykim, duke përfunduar me lirimin e tij në shkurt 2024, vendim i cili tani është përmbysur nga Gjykata e Apelit, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori