LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë kosovarë të gatshëm të kryejnë shërbimin ushtarak, nëse ai bëhet obligativ

Të rinjtë kosovarë të gatshëm të kryejnë shërbimin ushtarak, nëse ai bëhet obligativ

Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se do të bëhej ky kusht, ata do t’i përgjigjeshin pozitivisht kësaj kërkese.

Redona Rexhepi nga Podujeva, pothuajse për asnjë moment nuk e largon nga trupi këmishën e babait të vet që dikur e përdorte si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo e mban atë me shumë krenari.

Megjithëse nuk ka qenë e lindur në luftën e fundit në Kosovë, ajo fort mirë e di historinë e para më shumë se dy dekadave.


Ajo tregon nga ajo që ka mësuar për gatishmërinë e babait që t’i shërbejë atdheut .

“Jam shumë krenare me babin që edhe ai pa hezituar ka pranuar të shkojë të luftojë për vendin e vet dhe sot jemi ku jemi…”, tha Redona Rexhepi, nxënëse, raporton RTK.

Ndonëse është vetëm 17 vjeçe ajo thotë se të njëjtat hapa sikurse i kishte ndjekur babai i saj para 25 vjetësh, është në gjendje t`i ndjekë edhe ajo.

Madje nëse i kërkohet ndonjëherë që të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës ajo do ta bënte pa asnjë hezitim.

“Pa problem, duke u nisur prej faktit që edhe babin e kam pas ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa hezitim do të shkoja edhe unë..”, thotë ajo.

Ata që sapo kanë diplomuar në Fakultetin e Historisë, më së miri e dinë nëpër çka kaluar Kosova

Njëri prej tyre është edhe Egzon Kiqmari.

Thotë se në rast rreziku dhe për të mirën e vendit të tij, me shumë kënaqësi do të bëhej pjesë ushtrisë së Kosovës.

“Po në raste të rrezikshmërisë kur shtetit i duhet, me shumë dëshirë e shumë vullnet”, thotë Kiqmari.

Edhe të rinj të tjerë u shprehën të gatshëm t’i shërbejnë atdheut pa kursyer asgjë.

“Në qoftë se kërkohet përsëri për vendin tim të kontribuojmë, me më thirr ushtria pse jo, është detyrim i imi që të kontribuoj për vendin”, tha Butrint Kryeziu, student.

E kushdo që ka dëshirë dhe vullnet që të bëhet pjesë e Ushtrisë së Kosovë, mund ta bëjë një gjë të tillë edhe tani.

Kjo pasi Ministria e Mbrojtjes tashmë e ka hapur konkursin për 300 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Konkursi është i hapur nga 9 shtatori deri më 8 tetor dhe mund te aplikojnë të rinjtë shtetas të Republikës së Kosovës, nga mosha 18-25 vjeç.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori