LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, ka këmbëngulur se fiaskoja në fushë midis Rafael Leao, Theo Hernandez dhe trajnerit Paulo Fonseca gjatë fundjavës ishte një “jo ngjarje” dhe se shqyrtimi që pasoi ishte një surprizë për të gjithë të përfshirë.

Në një start befasus, Leao dhe Hernandez u lanë jashtë formacionit fillestar të Fonsecas për barazimin 2-2 të Milanit kundër Lazios të shtunën.

Të dy lojtarët dolën si zëvendësues në pjesën e dytë dhe u përfshinë drejtpërdrejt në sigurimin e golit të barazimit pothuajse menjëherë më pas.


Më pas, kur arbitri bëri thirrje për një freskim me ujë në mes të ndeshjes dhe ndërsa çdo lojtar tjetër u mblodh në vijën e lojës për një përmbledhje taktike, Leao dhe Hernandez qëndruan në anën tjetër të fushës duke pritur që loja të rifillonte, në atë që shumë menduan se ishte një shfaqje proteste kundër trajnerit.

Ndonëse Zlatan Ibrahimovic duhej të ndërhynte dhe të fliste me lojtarët në fjalë, qëndrimi i klubit, i konfirmuar nga Furlani, është se nuk kishte asgjë të madhe që ia vlente të thuhej.

“Ju jeni aty gjatë lojës me shumë adrenalinë, u fol shumë për këtë”, deklaroi Furlani gjatë një konference për shtyp të martën pasdite.

“Ne dhe lojtarët ishim të befasuar për këtë. Fonseca e komentoi incidentin, po ashtu edhe Theo, duke folur edhe në emër të Leaos. Kjo është vërtet një ngjarje që nuk duhet diskutuar”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori