LAJMI I FUNDIT:

SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës vizituan të mërkurën Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe mundësitë për zgjidhjen e kërkesave të anëtarësisë pa ndërmarrjen e veprimeve sindikale.

Në një njoftim për media, SBASHK bëri të ditur se në takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët informuan Këshillin e Prindërve të Kosovës mbi sfidat me të cilat po përballet arsimi në vend.

“Kemi shqetësime të thella për qasjen e gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut, i cili po mungon dhe kjo ka krijuar pakënaqësi në radhët e anëtarësisë,” thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimit, duke shtuar se janë shtuar zërat për veprime sindikale nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat legjitime të mësimdhënësve.


Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, përfshirë kryetarin Besnik Dragusha, nënkryetarin Visar Islami dhe sekretarin Enver Balaj, shprehën mirëkuptim për shqetësimet e SBASHK-ut, por theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut për të shmangur grevat.

“E kuptojmë situatën, por kërkojmë që të shtohen angazhimet për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë pa nevojën për veprime sindikale,” thuhet në njoftim.

SBASHK-u njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për dialog me institucionet, por nuk përjashtoi mundësinë e veprimeve sindikale nga mesi i shtatorit nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Lajme
Reagime pasi propozoi hapjen e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, Gërvalla: Zhurmaxhinjtë të qetësohen dhe të studiojnë ligjin

Reagime pasi propozoi hapjen e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, Gërvalla: Zhurmaxhinjtë të qetësohen dhe të studiojnë ligjin

Lajme
Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Lajme
Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Lajme
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Drejtësi

"Ndalohem sa herë e kaloj kufirin", Sinani: Përndjekje nga lista e Vulinit

Lugina
Kalo në kategori