Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit.
Kështu është thënë në publikimin e raportit “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019.
Musliu, potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit.
“Zbatimi efektiv i kuadrit ligjor kundër korrupsionit mbetet jashtëzakonisht i dobët. Edhe pse vazhdimisht ndër vite dhe po ashtu nga të gjitha qeveritë deri tash, ka pasur një gatishmëri politike për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve themelore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, praktika tregon se institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Duhet theksuar se Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit.
Për fat të keq, edhe sot Kosova ende nuk e ka një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019. Sipas raportit të IKD-së të publikuar në janar të këtij viti draft strategjia shtetërore kundër korrupsionit ka probleme thelbësore në lidhje me konceptet bazike të sundimit të ligjit…Përkundër faktit se e kemi një qeveri që ka ardhur në pushtet me sloganin ‘Drejtësi dhe punësim’ dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë thelbi i premtimeve paraelektorale, qeveria aktuale ende nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit që është strategjia shtetërore për luftimin e korrupsionit”, tha Musliu.
Ndërkaq, hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala vlerësoi si të domosdoshëm ndryshimi e ligjit për prokurimin publik, pasi sipas tij është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj ky ligj nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.
Shala potencoi se përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje, problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies.
“Në kuadër të masave për parandalimin e korrupsionit, Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit ka paraparë edhe dispozitat të cilat lidhen me prokurimin publik dhe administrimin e financave publike. Sa i përket prokurimit publik, në Kosovë autoritetet publike janë të obliguara që të respektojnë dispozitat e ligjit për prokurimin publik. Megjithatë, ky ligj, IKD në këtë raport ka gjetur se është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian dhe po ashtu nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.
Për këtë arsye është e domosdoshme që ky ligj të ndryshohet dhe që të përshtatet me nevojat reale që ka fusha e prokurimit publik…Përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, në kohën e fundit përtej aspektit praktik ka tendenca edhe për regres në fushën legjislative në atë mënyrë që ligjet mos të draftohen në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që të ketë regres në këtë fushë”, potencoi Shala.
Ndërsa, menaxherja e projektit në Koalicionin UNCAC, Danella Newman përmes një fjalimi virtualisht tha se përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca dhe efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore.
“Mekanizmi i rishikimit të zbatimit të konventës është një mekanizëm ndërqeveritar i rishikimit nga nivelet e njëjta ku zbatimi i kapitujve të veçantë të konventës prej një shteti anëtar shqyrtohet prej dy shteteve të tjera anëtare. Rishikimi i ciklit të dytë është në proces dhe kapitulli i dytë për masat parandaluese dhe kapitulli V për rikuperimin e pasurin së janë duke u shqyrtuar…Përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca de efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore dhe jo aq shumë zbatimin aktual të dispozitave të konventës në praktikë”, tha Newman./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Qarkullimi pas bojkotit të marketeve, qytetarët kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet