LAJMI I FUNDIT:

Konventa e Demokratëve në Çikago, LDK përfaqësohet nga Alush Gashi

Konventa e Demokratëve në Çikago, LDK përfaqësohet nga Alush Gashi

I deleguar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.

Sipas njoftimit për media thuhet se prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga radhët e demokratëve Kamala Harris.

“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar se në rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identirar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare. /Telegrafi/