LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen arsyet që çuan në ndarjen e Alvaro Moratas me Alice Campello

Zbulohen arsyet që çuan në ndarjen e Alvaro Moratas me Alice Campello
Foto: Screenshot/Instagram

Alvaro Morata ka folur sërish pas ndarjes së tij nga influencuesja italiane, Alice Campello, me të cilën ka katër fëmijë.

Të dy kanë pohuar se nuk kishte palë të treta të përfshira, por kishte papajtueshmëri që i shtynë ata të merrnin këtë vendim të vështirë.

Tani, Morata ka rrëfyer se ‘është i shkatërruar’.


Foto: Screenshot/Instagram

“Kam ikur nga Spanja sepse nuk mund të duroj më presionin dhe kritikat, jo vetëm në shtyp por edhe në atë sportiv”, i tha ai gazetarit Javier de Hoyos në ‘D Corazon’.

Futbollisti i ka dhënë fund lidhjes me Alicen, për të cilën ka dashuri dhe respekt të madh: “E kam shumë të qartë që marrëdhënia ka mbaruar. Një tjetër gjë është se ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të katër fëmijëve tanë”, tha ai.

Por përveç kësaj, Morata ka treguar arsyen e vërtetë pse ka shkuar të jetojë në Itali: “Krejt e kundërta nga sa thuhet se ajo dëshironte të vinte me familjen e saj. Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte të largohej e të shpërngulej”.

“Ka qenë një vendim që kanë marrë të dy, sepse në kohët e fundit diskutimet kanë qenë të vazhdueshme dhe se të dy e kanë pasur të qartë një gjë, se nuk donin që fëmijët e tyre të shihnin një çift që ziheshin çdo ditë”, vazhdoi Javier de Hoyos.

Morata gjithashtu donte t’i jepte fund të gjitha thashethemeve për tradhtinë e tij të mundshme: “Jam lodhur nga njerëzit që thonë se e kam tradhtuar”.

Edhe pse ndarjen e njoftuan të hënën e kaluar, marrëdhënia e tyre mori fund disa javë më parë. /Telegrafi/