LAJMI I FUNDIT:

Kurti në mbledhjen e Vetëvendosjes: ShBA-të, partneri dhe aleati ynë i pazëvendësueshëm

Kurti në mbledhjen e Vetëvendosjes: ShBA-të, partneri dhe aleati ynë i pazëvendësueshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kjo mbledhje si çdo herë u hap me intonimin e himnit kombëtar.

Pas kësaj kryetari njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu drejtua delegatëve me një fjalë rasti.

Ai përmendi atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Dondal Trump, ku u shpreh se dhuna politike është e papranueshme.


“Sot u shokuam nga tentim vrasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump, tij i dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë dhe e dënojmë ashpër këtë akt kriminal dhe i shprehim ngushëllime familjes së pjesëmarrësit që u vra.

Dhuna politike është e papranueshme, demokracia dhe paqja janë vlera dhe mënyra të drejta e të duhura kudo”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se jetojmë në një epokë që përveçse e vështirë është edhe e rrezikshme.

“ShBA-të janë miku, partneri dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm. Demokracia dhe siguria dhe stabiliteti në ShBA janë të rëndësishme për demokracinë, sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën e veçanërisht në Republikën tonë të Kosovës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori