Në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ambasadat dhe përfaqësues të institucioneve të Gjermanisë, të Austrisë, të Zvicrës dhe të Luksemburgut organizuan “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.
Gjatë tyre pati veprimtari të ndryshme si ekspozita, koncerte, podcaste, shfaqje filmash, lexime, piknik letrar, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe të tjera.
Sa herë që bëhet fjalë për gjuhët e huaja, gjuha gjermane përmendet më së shumti nga kosovarët. Ashtu si dhe brezat e kaluar, edhe tek të rinjtë interesimi ka qenë i lartë dhe është duke u rritur edhe më tepër prej mundësisë për të punuar në Gjermani, ose për t’u punësuar në call centers, shkruan Deutsche Welle.
Shumë kosovarë dinë mjaft mirë gjermanisht, si p.sh. Erolld Xhemajli.
“Di të flas gjermanisht, e kam mësuar në Austri, sepse unë jam lindur aty në Linz. Në shkrim, lexim e di gjuhën gjermane dhe e di më mirë se gjuhën shqipe. Më pëlqen si gjuhë, edhe pse është shumë e vështirë”, – thotë ai.
Emigrantët ekonomikë dhe huazimet
Lidhja e kosovarëve me gjuhën gjermane daton që nga koha kur kosovarët shkonin për të punuar si “Gastarbeiter” apo “punëtorë mysafirë” në Gjermani. Sot shumë familje kanë të afërm në Gjermani dhe prandaj vazhdojnë të jenë në kontakt me gjuhën gjermane. Prandaj shumë qytetarë të Kosovës edhe nëse nuk dinë gjermanisht dinë disa fjalë nga gjuha gjermane.
Blerta Kazani tregon: “Nuk është se e di gjuhën gjermane, por disa fjalë i di si p.sh.: “natürlich”, “sehr schön” që do të thotë “shumë bukur”, di të numëroj: eins, zwei, drei…
Të gjitha këto fjalë i kam mësuar prej televizionit, i kam dëgjuar shpesh edhe nëpër filma. Përpos të tjerave janë edhe familjarët që jetojnë jashtë që i përdorin disa fjalë kur të vinë në vendin tonë.
E vlefshme në tregun e punës
Gjuhës gjermane, çdo vit e më shumë po i shtohet vlera edhe në tregun e punës në Kosovë. Kërkesat për të mësuar gjuhën e gjermane janë të shumta, sepse edhe mundësitë e punësimit për ata që e njohin këtë gjuhë po rriten gjithnjë e më shumë.
Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermane, thotë se “gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Gjuha gjermane ka impakt qysh moti në gjuhën shqipe. Për shembull kemi përdorur një fjalë qysh moti që nga paralufta dhe paslufta. Fjalë të gjuhës gjermane që ndoshta edhe nuk e kemi ditur që janë nga gjermanishtja. Ta zëmë tani pjesët e veturave: auspuch, koplung, këto gjithmonë i kemi përdorur prej gjermanishtes në shqip.
Fjalë të tjera i kemi pasur në sferën e punës për shembull “baushtelle”, e kanë përdorur dhe besa ende përdoret. Fjalë të reja që kanë sjellë edhe bashkatdhetarët janë: “shatci”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje