Google Chrome është shfletuesi më i popullarizuar i internetit në botë dhe pikërisht për shkak se ju e përdorni atë çdo ditë, ne ju sjellim disa opsione të fshehura.
1. Bllokoni dritaret “Incognito”.
Modaliteti i fshehtë për Google Chrome përdoret për të ruajtur historikun tuaj të shfletimit ose skedarët e ‘cookies’ kur hapni disa sajte. Megjithatë, nëse e lini të hapur, çdokush mund ta shikojë nëse i afrohet pajisjes tuaj.
Në rast se nuk dëshironi, mund të kyçni dritaret “Incognito” me ndihmën e të dhënave biometrike si skanimi i fytyrës ose gjurmët e gishtërinjve. Hapni Chrome në telefonin tuaj dhe më pas hapni Settings -> Privacy and security -> Lock Incognito tabs when you leave Chrome.
2. Kurseni kujtesën dhe baterinë
Nëse kompjuteri juaj duket se funksionon ngadalë kur përdorni Chrome, mund të jetë në të vërtetë, por për fat ka një zgjidhje.
Kur animacionet ose faqet e internetit hapen ngadalë, është më mirë të aktivizoni modalitetin sekret për të kursyer kujtesën, gjë që ndihmon Chrome, dhe për rrjedhojë, kompjuterin tuaj të funksionojë më rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.
Ky modalitet “i fut në gjumë” dritaret e Chrome kur nuk janë në përdorim, por ato sigurisht që do të mbeten të hapura për momentin kur dëshironi të ktheheni tek ato dhe ju mund të shënoni si përjashtime sajte të rëndësishme.
Ju keni gjithashtu opsionin për të aktivizuar modalitetin e kursimit të baterisë, i cili kufizon animacionet dhe gjërat e tjera që mund të bëni pa që të konsumoni energjinë e pajisjes tuaj. Mund të përdorni këto opsione kur hapni Chrome, më pas Cilësimet, më pas Performanca në të majtë.
3. Shkarkoni skedarët më shpejt
Ju ndoshta keni qenë të zemëruar se sa i ngadalshëm është shkarkimi i skedarëve nga Interneti kur përdorni Google Chrome, pavarësisht nëse keni një lidhje të shpejtë interneti.
Mund të aktivizoni funksionin e shkarkimeve paralele për t’ju ndihmuar të zgjidhni këtë problem, i cili ndan skedarët e mëdhenj në disa më të vegjël dhe më pas i shkarkon ato në kompjuterin tuaj në të njëjtën kohë.
Kjo nuk disponohet te cilësimet, duhet të aktivizoni Chrome Flag për të përfituar prej tij. Në fushën e URL-së, shkruani “chrome://flags/#enable-parallel-downloading” (pa thonjëza) dhe më pas zgjidhni “Enabled”. Pas kësaj rivendosni Chrome dhe kaq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë
Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë
Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE
Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”
Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”
Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë