LAJMI I FUNDIT:

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Arda Guler e ka bërë të qartë angazhimin e tij ndaj Real Madridit duke refuzuar afrimet e dy skuadrave të La Ligës, Sevilla dhe Real Betis.

Sipas raportimeve të fundit, të dy klubet kanë shfaqur interesim për 19-vjeçarin, duke u konsultuar me Los Blancos për mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës.


Që nga ardhja në Real Madrid nga Fenerbahce verën e kaluar, Guler i është dashur të presë mundësinë e tij për të shkëlqyer. Pavarësisht se u përball me disa pengesa fizike, talenti i ri turk ka impresionuar me paraqitjen e tij në fushë, duke shënuar gjashtë gola në vetëm 440 minuta të luajtura në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler
Lexo po ashtu Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Interesimi i Sevillas dhe Real Betis për Guler është i kuptueshëm duke pasur parasysh përparimin dhe potencialin e tij të dukshëm. Sevilla, në veçanti, po kërkon të forcojë skuadrën e saj pas një sezoni zhgënjyes, ndërsa Real Betis synon të rikthehet në Ligën e Kampionëve dhe ta shohë Gulerin si një opsion për të forcuar mesfushën e tyre.

Megjithatë, siç na tregon ‘The Hardtackle’, mesfushori e ka bërë të qartë se synimi i tij është të konsolidohet te Real Madrid dhe të luftojë për një vend në njëmbëdhjetëshen e parë sezonin e ardhshëm. Pavarësisht ofertave joshëse, Guler ka zgjedhur të refuzojë propozimet e të dy klubeve andaluziane, duke treguar vendosmërinë e tij për të pasur sukses në Santiago Bernabeu.

Me largimin e Toni Kroos, i hapet një mundësi Guler për të pasur një rol më të spikatur në ekipin fillestar të Real Madridit, gjë që përforcon vendimin e tij për të qëndruar dhe për të vazhduar zhvillimin e tij në klubin e bardhë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori