LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
Amabsadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, por sipas tij zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Ai në “Debat Plus”, tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

“Ne japim këshilla nëse këshilla jonë përherë injorohet kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it, vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme”.


Rohde thotë se nuk kanë problem me vendimin e BQK-së por mënyrat e implementimit.

“E vetmja gjë që pandërprerë  e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë  aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i  vendimit të BQK-së, nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori