LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Reagimet rreth Projektligjit për KPM-në, thirrje për pushtetin që të mos tentojë të aplikojë rregulla ndaj mediave

Rexhepi: Reagimet rreth Projektligjit për KPM-në, thirrje për pushtetin që të mos tentojë të aplikojë rregulla ndaj mediave

Çështja e krijimit të Projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), është diskutuar në serinë e shtatë të “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Të ftuarit e tij ishin Valon Ramadani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe Brikenda Rexhepi, kryeredaktore në portalin Koha.


Rexhepi u shpreh se ka pasur interesim të madh për këtë Projektligj nga sektori medial si dhe ka pasur reagime dhe diskutime të shumta.

Brikenda Rexhepi – Kryeredaktore në Koha në “Përballje Podcast” për KMP-në

“Kjo e dëshmon që ky sektor është mjaft vibrant, aktiv dhe revolucionar dhe e dëshmon që mediat janë pushteti i katërt. Kjo tregon një realitet dhe bënë një thirrje të pushteti që të mos tentojë të aplikojë rregulla për këtë sektor në kuptimin qoftë të regjistrimit apo licencimit”, u shpreh Rexhepi.

Kryeredaktorja e portalit “Koha” tutje theksoi se logjika e vetë rregullimit është njëra nga shtyllat kryesore jo vetëm të demokracisë në një vend por edhe të pjekurisë profesionale të një sektori, ku ai sektor e gjykon veten e vet, i pranon vendimet dhe kritikat.

“Unë mendoj që absolutisht jo vetëm pse KPM është kategori kushtetuese, mirëpo të gjithë jemi dëshmitar që ndikimi politik ka ekzistuar përherë sa herë që janë zgjedhur anëtarët e KPM. Nuk është diçka e re dhe mediat duhet me u bazu në vetë rregullim dhe këtu po flas për mediat online”, u shpreh Rexhepi në “Përballje Podcast”.

Ajo më tej deklaroi se Komisioni i Pavarur i Mediave është krijuar kur janë jap licencat për radiot dhe televizionet për shfrytëzim të frekuencave shtetërore.

Duke diskutuar për shumë çështje që përfshihen në Projektligjin e KPM-së e disa prej të cilave i rregullon KMSHK-ja, Rexhepi shtoi se “KMSHK ka evoluua, fillimisht ka qenë një organ që është marrë vetëm me gazetat mandej kanë filluar portalet, agjencitë ka evoluua në bazë të nevojave të sektorit tash kemi mbërri në një trup vet-rregullues që merret vetëm me portale”.

Brikenda Rexhepi – Kryeredaktore në Koha dhe Valon Ramadani – Kryetari i Komisionit për Media në “Përballje Podcast” për KMP-në

Rexhepi u shpreh se a vendos portali të publikoj tekst, video, foto ajo duhet të jetë në kuadër të vet-rregullimit të portalit.

“KMSHK-ja ka jetuar bashkë me kohën. Jo krejt vendet evropiane e kanë të përfshirë direktivën e BE-së. Ne jemi tu dashtë me nxjerr këtë argument të direktivës në një vend që ka një demokraci të brishtë”, tha Rexhepi.

Kryeredaktorja e portalit “Koha” ka theksuar se në Raportin e Progresit nuk përmendet se përse nuk po o rregullon KPM-ja, por është pse nuk pe hiqni ndikimin politik mbi institucionet tuaja, mbi institucionet pavarura.

“Në at moment që KPM-ja bëhet vërtet e pavarur dhe profesionale dhe etike dhe ka konceptet e lirisë pak ma ndryshe në kohë, s’ka me iu dashtë me kontrollua median online hiq”, tha Rexhepi.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori