LAJMI I FUNDIT:

Kurti bën bilancin e mbrojtjes: Bëmë ushtri më të fortë që ka më shumë armatim e ushtarë

Albin-Kurti

Kryeministri Albin Kurti derisa po i afrohet fundit të mandatit ka bërë bilancin e qeverisjes së tij për mbrojtjen dhe forcimin e ushtrisë.

Përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka thënë se tashmë ushtria është më e fortë dhe ka më shumë armatim e ushtarë.


“Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera”.

I pari i Qeverisë thotë se gjatë këtyre viteve ushtria mori pjesë në misione të ndryshme ndërkombëtare krahas ushtrive amerikane apo britanike.

“3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake. U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”.
Mbrojtja-Qeveria Kurti

Ai ka përmendur edhe akreditimin e atasheve ushtarakë në 15 shtete të ndryshme.

“Po vazhdojmë ta rrisim bashkëpunimin bilateral dhe praninë e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve tanë ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada, gjersa jemi në proces në Zvicër dhe Itali. Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë”.

Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, Kurti thotë se Kosova përuroi Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Kryeministri ka premtuar edhe konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.

“Hoqëm kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori