LAJMI I FUNDIT:

“Messi, Messi”- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm

“Messi, Messi”- Ronaldo u drejtohet tifozëve kundërshtarë me gjestin e turpshëm

Cristiano Ronaldo raportohet se do të përballet me një hetim pasi u shfaq duke bërë një gjest të turpshëm pas një ndeshjeje në Ligën Pro Saudite.

Të dielën, Al-Nassr i 39-vjeçarit u përball me Al-Shabab, i cili ka një skuadër që përfshin ish-mesfushorin e Atletico Madridit, Yannick Carrasco dhe ish-yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic.


Ronaldo hapi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 21-të, por skuadra e tij e humbi epërsinë kur Carrasco shënoi në prag të përfundimit të pjesës së parë.

Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me të zezë për të njëjtën arsye që Mike Tyson e bëri në boks
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me të zezë për të njëjtën arsye që Mike Tyson e bëri në boks

Talisca riktheu epërsinë e mysafirëve pas rifillimit dhe braziliani ishte sërish i gatshëm për të siguruar golin e fitores për Al Nassr pasi Carlos barazoi për nikoqirët.

Me tri pikët e siguruara nga fitorja 3-2, Ronaldo ka uruar bashkëlojtarët në vërshëllimen e plotë.

Megjithatë, portugezi u duk se ishte i acaruar nga tifozët në turmë duke brohoritur emrin e ish-rivalit të tij, Lionel Messi.

Përkundër thirrjeve nga Ronaldo, djali i tij e injoroi në ceremoninë nderuese të Al Nassr U-13
Lexo po ashtu Përkundër thirrjeve nga Ronaldo, djali i tij e injoroi në ceremoninë nderuese të Al Nassr U-13

Në përgjigje, Ronaldo vuri dorën te veshi i tij përpara se të bënte një gjest drejt organit të tij gjenital që u drejtohej tifozëve kundërshtar.

Sipas një raportimi nga The Telegraph, gazeta saudite Asharq al-Awsat tha se federata kombëtare e futbollit (SAFF) që atëherë ka hapur një hetim për incidentin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori