Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton kritikoi mënyrën e trajtimit të luftës Izrael-Hamas nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe bëri thirrje për largimin e tij.
“Netanyahu duhet të largohet. Ai nuk është një udhëheqës i besueshëm. Sulmi [i 7 tetorit] ndodhi para syve të tij. Ai duhet të shkojë, dhe nëse është një pengesë për një armëpushim, nëse ai është një pengesë për të eksploruar atë që do të bëhet të nesërmen, ai absolutisht duhet të shkojë”, citohet të ketë thënë Clinton në një intervistë për MSNBC.
“Ne dëshirojmë që të ketë një armëpushim. Nëse Hamasi do të pranonte një armëpushim, duhet të ketë një armëpushim”, tha ajo.
Ndryshe, Hamasi ka bërë disa kërkesa “të mprehta”, duke përfshirë një armëpushim të përhershëm, me të cilat Izraeli ka thënë se nuk mund të pajtohet, në një propozim të ri për lirimin e pengjeve që mban ende.
Por Izraeli ka thënë se do të vazhdojë luftën derisa regjimi i Hamasit të rrëzohet dhe pengjet të lirohen.
Ndërsa e pyetur për marrëdhëniet e presidentit amerikan Joe Biden me Netanyahun, ish-kandidatja demokrate për president dhe ish-zonja e parë tha: “Unë mendoj se Biden ka bërë gjithçka që mund të bënte për t’iu përgjigjur shqetësimeve legjitime të popullit izraelit pas 7 tetorit, për t’u bashkuar me Izraelin përballë një sulmi terrorist nga një organizatë terroriste”.
Lufta shpërtheu kur Hamasi udhëhoqi një sulm shkatërrues më 7 tetor mbi Izraelin që vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë.
Rreth 3,000 militantë pushtuan Izraelin jugor përtej kufirit me Rripin e Gazës, duke vrarë ata që gjetën dhe duke rrëmbyer 253 njerëz të të gjitha moshave që u morën si pengje në Gaza. Mbi gjysma mbeten rob.
Clinton mbrojti sjelljen e Izraelit, duke vënë në dukje se Hamasi filloi luftën dhe se Izraeli ka të drejtë të mbrohet brenda ligjeve të luftës.
“Shikoni çfarë i ka bërë Rusia Ukrainës, duke shkatërruar spitale, shkolla, duke rrafshuar qytete të tëra, duke rrëmbyer fëmijë. Eshte e tmerrshme. Kur je agresori, siç ishte Hamasi më 7 tetor, ose siç ishte Rusia në shkurt të 2022, çfarë bëni me një agresor? Ju duhet t’i ndaloni ata”, tha ajo.
Deklaratat e Clinton erdhën ndërsa Sekretari aktual i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken ishte në Izrael për takime me liderët, gjatë të cilave ai shprehu kritika të ashpra për situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje