LAJMI I FUNDIT:

Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre

“Luksi i qetë” është ende trendi kryesor kur bëhet fjalë për zonjat e famshme

Nga Pamela Anderson, e cila u shfaq në Paris këtë javë e veshur si Audrey Hepburn me një pallto të thjeshtë, te Angelina Jolie gjithmonë perfekte, e cila na frymëzon me kombinime të thjeshta në dukje të modës, këtë javë nuk munguan edhe nga ato që ne nuk kemi shpesh rastin t’i shohim në publik dhe që shquhen për stilin e tyre të sofistikuar.

Këtë javë në garën për të veshur më mirë u shfaq Jennifer Garder, si dhe vajza e Cindy Crawford – Kaia Gerber, stili i së cilës me siguri do të njihet nga ata të brezit pak më të vjetër, por megjithatë, na duket se e gjithë vëmendja u largua nga Emily Ratajkowski gjithmonë interesante, e cila kënaqej me kombinimin e saj të pazakontë dhe pamjen gjithmonë perfektë, transmeton Telegrafi.


1. Pamela Anderson

Ky është pa dyshim viti i Pamela Anderson-it, e cila u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut pas një dokumentari të mrekullueshëm për jetën e saj, ndaj tani ajo shfaqet shpesh në ngjarje të ndryshme dhe çdo herë duket perfekt.

2. Kaia Gerber

Vajza e manekines më të famshme në botë, Cindy Crawford, nuk pushon së mahnituri me stilin e saj, ndaj e ka shëtitur Paritën me një kostum gri perfekt, që i ngjan asaj që nëna e saj do të kishte veshur më shumë se 30 vjet më parë.

profimedia

3. Emily Ratajkovski

Ajo është pa dyshim një grua që fiton me fotot e saj në stilin e rrugës, ndaj ka shëtitur nëpër Nju-Jork me një pallto lëkure interesante dhe pantallona lëkure të zeza.

profimedia

4. Angelina Jolie

Është sinonim i “luksit të qetë”. Angelina me një pallto të zezë perfekte, syze aviatori dhe një çantë luksoze është perfeksion i vërtetë.

profimedia

5. Jennifer Garner

Jennifer Garner gjithmonë e thjeshtë por perfekte, me një xhaketë dhe xhinse si personifikim i stilit.

profimedia

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Si ta ndihmoni fëmijën të flejë vetëm në dhomën e tij?

Si ta ndihmoni fëmijën të flejë vetëm në dhomën e tij?

Këshilla për prindër
Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar

Estetikë
Kalo në kategori