LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti përplaset me një makinë të vjedhur për një shtëpi në New York duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi

Adoleshenti përplaset me një makinë të vjedhur për një shtëpi në New York duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi

Një 17-vjeçar po përballet me 30 akuza penale pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë, duke e përplasur atë në një shtëpi dhe duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi në Nju Jork.

Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, automjeti u përplas në shtëpinë rreth orës 03:00 në West Elm Street, duke shkaktuar një rrjedhje të rëndë të gazit natyror, tha policia.

Oficerët dhe ekipet e zjarrfikësve ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi ndërsa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin.

Rreth tre orë më vonë, vetë ndërtesa shpërtheu – dhe për më keq, ndërtesat përreth pësuan dëme të mëdha, tha një shef i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida.

Nuk ishte raportuar për të lënduar në banorë apo ekuipazhe emergjente, por shumë banorë u zhvendosën, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq dhe agjenci të tjera. /Telegrafi/